“Kamarieri shqiptar ra në gjunjë për të më falënderuar”

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, teksa ka mbajtur fjalimin e tij në ceremoninë zyrtare të shënimit të 20 vjetori të lirisë së Kosovës, ka ndarë një moment jashtëzakonisht të veçantë që i kishte ndodhur kur ishte duke qëndruar në një hotel diku në SHBA.

Clintonn-A1-600x360

 

Ai ka treguar se si një kamarier shqiptar, i kishte rënë në gjunjë për ta falënderuar për gjithçka që kishte bërë për Kosovën.

Clinton ka thënë se kësi momente i ndodhin çdo kund, megjithatë thotë se një i tillë me kamerierin shqiptar ishte gjëja më e mrekullueshme që i kishte ndodhur pas 19 vjetësh që kishte lëshuar Shtëpinë e Bardhë, shkruan Gazeta Express.

“Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në New York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi.Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton i emocionuar.

Me tej, teksa ka shpregur kenaqesine per pjesemarrjen, ka deklaruar: Para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. Merita për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur”, tha Clinton.

Clinton ka dhene mesazh te forte per lideret e politikes dhe gjithe shqiptaret, teksa u ka kerkuar te mendojne se “ku duan ta shohin veten per 10 vitet e ardhshme”.

Ai thotë se i pëlqen shumë populli shqiptar dhe kosovarët dhe thotë se Amerika ka nevojë për të gjithë, por thekson se atyre duhet t’iu ofrohet mundësi e barabartë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

“Më pëlqejnë shqiptarët dhe kosovarët. Une jam pro migrimit dhe ne kemi nevoje per ju, por dua qe cdo person i vetem i ri ne kete vend te kete mundesi te barabarte per te jetuar ketu, per te fituar para ketu dhe per te ndertuar te ardhmen ketu’- tha ai.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.