Julian Balliu, polici që trafikonte kokainë pjesë e grupit që çoi në Itali 2.5 tonë hashash

Një tjetër ish-zyrtar policie i shtohet listës së policëve të implikuar dhe që kërkohen nga drejtësia për dyshimet se janë përfshirë në rrjetet e trafikantëve të kanabisit.

Julian Balliu po hetohet nga Krimet e Rënda për kohën kur ai ka mbajtur postin e shefit të Qarkullimit Rrugor në Lushnje, e siç thonë burimet, për të është kërkuar në gjykatë masa e arrestit me burg në mungesë.

Balliu dyshohet se, gjatë kohës që drejtonte Policinë Rrugore ka favorizuar qarkullimin e një kamioni që duhej të ishte i ngarkuar me dru. Por, pas daljes nga Shqipëria në datën 9 janar 2017, siç rezultoi sapo mbërriti në Ankona, mjeti ishte i mbushur me 2.5 tonë hashash.

Prej 13 janarit 2017, atëherë kur u sekuestrua ngarkesa me kanabis, hetimet po drejtohen nga një njësi prokurorësh mes Shqipërisë dhe Italisë.

Loading...

Më heret, me urdhër të Krimeve të Rënda, për dosjen e 2.5 tonëve hashash është arrestuar edhe një zyrtar i Policisë së Fierit, kryekomisari Festim Lelaj. Ndërkohë që para drejtësisë, për këtë rrjet trafikantësh pritet të dalin edhe dy doganierë e efektivë të Policisë Kufitare Durrës. Në një kohë që në Itali është arrestuar edhe shoferi i kamionit të drogës, Dhimo Koraj.

Emri i ish-zyrtarit të policisë, Julian Balliu, nuk është i panjohur për publikun. Pak ditë më parë, emisioni “Fiks Fare” transmetoi një video, në të cilën ai bënte pazar për të shitur 200 gramë kokainë te një qytetar, të cilit i detyrohej një shumë lekësh. Edhe për këtë çështje 40-vjeçari është në kërkim, por ai ia ka dalë mbanë të arratiset, siç edhe 3 ish-zyrtarë të tjerë të Policisë, shtetasit Jaeld Çela, Sokol Bode e Gjergj Kohila./t.ch

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.