Jetojmë në shoqërinë e homo stupidus, Vittorino Andreoli: Sot vetëm budallenjtë mund të jenë të lumtur

Erjon Uka

Sot flitet vetëm për lumturi, por lumturia është diçka individuale. Është një ndjesi pozitive, e pëlqyeshme, që i përket unit. Kurse gëzimi i përket një gjendjeje që ka të bëjë me ne: Uni bashkë me tjetrin. Transmetohet dhe përftohet, por ka të bëjë gjithmonë me një grup. Sot vetëm budallenjtë mund të jenë të lumtur. I përkasim një shoqërie mjaft komplekse, sepse nuk merret në konsideratë gjendja e të tjerëve. Si ia bën një njeri të jetë i lumtur nëse çdo ditë sheh të tjerë që vuajnë?

Jetojmë në një shoqëri që dominohet nga frustrimet. Ndihemi të përjashtuar, të pasigurtë, me frikë. Kështu akumulohet frustrimi që pastaj kthehet në zemërim. E dini se ku të çon zemërimi? Te dëshira për të shqyer gjithçka. Koha jonë nuk është e dhunshme, është destruktive.” Kështu reflekton mbi shoqërinë bashkëkohore Vittorino Andreoli, psikiatër dhe shkrimtar italian. Në romanin e fundit, “Heshtja e gurëve” njeriu nuk është më i lirë të zgjedhë, por ka vetëm opsionin e bekuar të mërgimit. Arratiset nga gjithçka: nga interneti, nga bota virtuale që e frikëson dhe i ha kohën duke e penguar të mendojë, arratiset nga një vend kur njeriu ende nuk është njeri.

Keni folur për dhunën dhe për destruktivitetin. Cili është ndryshimi mes tyre?

Qëllimi fundor i dhunës është që t’u shkaktojë dëm të tjerëve. Njeriu është xheloz pasi dikush i ka marrë objektin e dashurisë dhe hakmerret dhunshëm për këtë: e vret. Por, me realizimin e këtij qëllimi, dhuna bie.

Po destruktiviteti?

Destruktiviteti është tendenca për t’u bërë dëm jo vetëm të tjerëve, por edhe vetëvetes. Vriten bashkëshortë, fëmijë dhe pastaj vritet vetja. Është një apokalips i vogël dhe ndodh shpesh në familjet e sotme.

A po jetojmë një kohë destruktive edhe për politikën?

Ekziston dëshira për luftë, për të maskuar situatat personale, për të prodhuar armë, për të ushqyer arsenalet bërthamore. Ka atmosferë lufte dhe lufta është destruktivitet. E theksoj: destruktiviteti është karakteristika themelore e kohës tonë.

Cilat janë karakteristikat e tjera të tjerat?
Frustrimi dhe pasiguria. Jemi shoqëria e frikës. Dominon kultura e armikut.

Çfarë sjell kjo gjë?
Kjo vret shpresën, besimin dhe promovon vetminë.

Loading...

Po pastaj?
Shiko, ka ekzistuar periudha e arsyes, e iluministëve e ideologjive të mëdha, kurse tani…

Tani?
Tani kemi periudhën e budallallëkut.

Pse thoni kështu?
Sepse qeveris iracionaliteti! Dominon absurdja. Nuk ka sens të etikës. Më keq se kaq… Dhe, si pasojë e budallëkut bejmë regres në njeriun pulsional.

Kujtoja se i përkisnim homo sapiens.
Jo! Në këtë moment historik ku dominon absurdja, ne jemi homo stupidus stupidus stupidus.

Pse?
Të gjithë mendojnë për veten. Askush nuk mendon se jemi një shtet dhe ky është budallallëku. Nëqoftëse sot njeriu nuk është stupidus, nuk mund të jetojë në këtë shoqëri.

Si dilet nga kjo situatë?
Duke bërë si protagonisti i romanit tim, që shkon në një botë shumë të bukur ku nuk ekzistojnë komandantë. Ku nuk ekziston njeriu, gjeneza është ndalur në ditën e pestë, pasi Ati Ynë është shumë inteligjent dhe në një pjesë të botës nuk e ka bërë njeriun.

Ku përqëndrohet budallallëku sot?
Tek pushteti. Pushteti sot që prej përkufizimit është budalla. Unë e përdor pushtetin si fjalë: mundem, pra bëj. Dhe bëj sepse mundem. Pushteti është aspekti më i qartë i budallallëkut.

Ju konsideroheni një njeri me pushtet?
Jo. Kam shkruar për Askushët, ata me “a” të madhe, pasi në këtë shoqëri ka që nuk janë budallenj dhe këta janë Askushët. Unë jam askush, pasi nuk kam asnjë lloj peshe.

Ditë më parë, në Cannes, 83 aktore kanë parakaluar në heshtje, në shenjë proteste ndaj industrisë kinematografike dhe diskriminimit gjinor. Çfarë mendoni për atë lëvizje globale që është #MeToo dhe për pasojat e pashmangshme që do të ketë mbi të tashmen?
Gruaja ka nevojë akoma për një lëvizje të fortë. Kujtoj ende kur mora pjesë në marshimin historik të grave nga Central Park deri në Broadway. Ama sot gruaja nuk duhet të bëjë gabimin e feminizmit të viteve ‘70.

Cilin?
Të përjashtojë burrin. Lëvizjen, siç thoshte ajo gruaja e madhe që ishte Ida Magli, duhet ta bëjmë bashkë. Përndryshe burri do të mbesë kulturalisht i shkëputur. Do të mbesë një njeri i vogël.

Ju si ndjeheni?
Unë jam një i trishtuar i gëzuar.

Ma shpjegoni dot më mirë?
Sot flitet vetëm për lumturi, por lumturia është diçka individuale. Është një ndjesi pozitive, e pëlqyeshme, që i përket unit. Kurse gëzimi i përket një gjendjeje që ka të bëjë me ne: Uni bashkë me tjetrin. Transmetohet dhe përftohet, por ka të bëjë gjithmonë me një grup. Sot vetëm budallenjtë mund të jenë të lumtur.

Pse?
I përkasim një shoqërie mjaft komplekse, sepse nuk merret në konsideratë gjendja e të tjerëve. Si ia bën një njeri të jetë i lumtur nëse çdo ditë sheh të tjerë që vuajnë?/Tiranapost.al

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.