Jeta e shkurtër dhe fundi pa lavdi i përbindëshit nazist, që Hitleri e konsideronte të pamposhtur

Dy ditë nga përfundimi, kapiteni gjerman Ernst Lindemann derdhi një lot dhe me një lëmsh në grykë u tregoi oficerëve një mesazh që sapo kishte mbërritur nga Berlini. “Führeri u kujtua që sot është ditëlindja ime. Shikoni mesazhin e urimit.” Lindemann po jetonte moment të bukura, komandonte Bismarkun, makinën e fuqishme të luftës së krijuar nga Gjermania dhe një nga më të mëdhatë mes shumë të koracuarave të tjera europiane. Një përbindësh çeliku, 251 m e gjatë, 36 e gjerë, trashësia e blindimit 32 cm, 64 topa, kulla për mbrojtjen antiajrore, 4 hidroavionë Arado Ar 196, më shumë se 50 mijë tonë peshë, shpejtësi maksimale 55 km/h, 2.065 ekuipazh. Askush s’mund ta fundoste. Inagurimi:14 shkurt 1939, me paradë dhe me të gjitha shkëlqimet e perandorisë së svastikës dhe ngazëllimi i Adolf Hitlerit kur anija ceku detin. Emri: për nder të Otto von Bismarck-ut, kancelari i hekurt, njeriu kyç në bashkiminn e Gjermanisë në vitin 1871. Binjaku i saj: Tirpitz. Misioni i saj: Operacioni Rheinübung, të sulmonte dhe të shkatërronte të gjithë forcën navale të SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe.

Kategoria e operacionit: ultrasekrete. Në të vërtetë Bismarku u nis drejt Atlantikut për t’u dhënë goditjen finale shkatërrimeve të shkaktuara nga të pathyeshmet nëndetëset gjermane. Shumë konvoja dhe eskorta përfunduan në fund të detit, duke dobësuar marinën mbretërore britanike. Pavarsisht hermetizmit të operacionit, një sërë informacionesh të nisura nga rezistenca antinaziste në brigjet e Suedisë dhe të Norvegjisë si dhe mesazhet e deshifruara britanike bënë të mundur gjetjen e koordinatave të kolosit.

Në 19 maj të 1941, një kryqzor që lundronte nëpër ngushticën Kattegat, mes Jutlandës dhe bregut perëndimor suedez e shquajti atë si dhe Tirpitzin dhe anije të tjera me të njëjtin flamur kur po hynin në portin Bergen. Në atë moment admirali John Tovey (1885–1971),  komandant i Home Fleet, i flotës britanike të Atlantikut kishte një as nën mëngë, kështu që në 22 maj urdhëroi me plot gojë gjithë flotën britanike të luftës: “Fundosni Bismarkun!”. Në ato momente Home Fleet kishte pjesë të saj të koracuarat Hood, King George V dhe Prince of Wales, shoqërohej nga kryqzorë dhe shkatërruese, ndërkohë në Angli pritej e sapondërtuara aeroplanmbajtësja Victorius dhe kryqzori i luftës Repulse. Në Gjilbratar admirali James Sommerville (1882–1949) kishte në dispozicion kryqzorin e luftës Renow dhe aeroplanmbajtësen Ark Royal.

Ndërsa të koracuarat Rodney dhe Ramillies lundronin në Atlantik si eskorta të konvojave të furnizimit, Revenge ishte mbytur në Halifax. Dilema e admiralit ishte se si të bashkonte të gjitha këto forca kundër një objektivi të vetëm, kundër të pathyeshmit Bismark që në datën 21 maj i ishte vjedhur vigjilencës ajrore duke u strehuar në mjegull. Tovey nuk humbi kohë, në një nga operacionet më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore, lëshoi skuadrilje avionësh zbulimi, vendosi një ekip kryqzorësh mes ishujve Feroe dhe Islandës dhe ai vetë në krye të King George V udhëhoqi Victorius dhe Repulse, ndërsa kryqzorët e rëndë Suffolk dhe Norfolk  patrullonin ngushticën e Danimarkës. Rrethi filloi të ngushtohej për Goliathin gjerman.

Dita kyçe, ora vendimtare

Loading...

Në 23 maj në 20:32  Suffolk dhe Norfok  shquan anijet gjermane kur po hynin në ngushticën e Danimarkës. Arritën të fshiheshin në mjergull, por britanikët qëndruan në radarët e tyre. Në 24 maj në orën  6:30 Hood dhe Prince of Wales nuk i ndaheshin flotës gjermane, por Bismarku e fitoi raundin e parë. Një silur përshkroi kuvertën e Hood-it, anija u nda në dysh dhe në pak sekonda shkoi në fund. Përballë kësaj tragjedie admirali urdhëroi të nisej nga Gjilbratari Sommerville (admirali) bashkë me kryqzorin Renown dhe me aeroplan mbajtësen Ark Royal. Gjithashtu vuri në ndjekje të Bismarkut edhe të koracuarat Rodney dhe Ramillies. Ndërsa Suffolk humbi kontakte nga radari për shkak të manovrës me anijen Hitler, kishte rrjedhje nafte dhe kishte ndaluar në Saint Nazaire ose Brest për të riparuar dëmet. 26 maj. Kishin kaluar më shumë se 36 orë pa i ditur koordinatat e Bismarkut dhe të anijeve të tjera gjermane. Situata dukej e humbur, por një pilot i avionit Katalina, i shërbimit të rojeve bregdetare, e zbuloi. Avionët luftarakë të klasit Swordfish u nisën nga aeroplanmbajtësja Ark Royal, por ngatërruan Bismarkun me anijen e tyre, Sheffield. Gabimi klasik i zjarrit armik, por që në këtë rast u shoqërua pa viktima. Me rënien e natës, një grup shkatërruesesh britanike arritën t’i afrohen Bismarkut dhe ta sulmonin me silurë, por zjarri i artilierisë gjermane i ndaloi të manovronin dhe kështu të gjithë silurët dështuan. Në mëngjes, arritën në zonën e luftës Rodney dhe King George V. Pati shkëmbime topash të ashpër. Një breshëri e Bismarkut plagosi Rodney-n, por kolosi filloi të ndiejë në blindimin e tij fuqinë e artilierisë britanike, pësoi shkatërrim të sallës së kontrollit dhe dëme në torret e artilierisë së bashit. Gjigandi, për herë që nga koha e lavdishme, ishte në shënjestrën dhe mëshirën e luanit britanik. Po humbte naftë, nga të gjitha anët vinin anije për ta rrethuar dhe kur u përpoq të arratisej një silur i shkatërroi një nga timonët. Për herë të parë komandanti Lindemann braktisi diskursin e tij të lavdishëm mbi fuqinë e pathyeshme të Gjermanisë. Edhe pse i rrethuar, i plagosur dhe i detyruar të lundronte ngadalë për shkak të prishjes së motorrit këmbëngulte: “Asgjë dhe askush s’mund ta fundosë Bismarkun.

Forca shpirtërore e Fuhrerit tonë do ta ruajë flotën dhe do të jetë në përjetësi fitimtar!” 27 maj 1941, ora 5:45.  Flota britanike avancon drejt asaj gjermane. Bismarku dhe Prinz Eugen mbrohen me gjithçka kanë. Lëvizin me gjithë shpejtësinë. Prince of  Wales që ka disa të vrarë në qendrën e komandës, shpëtuan vetëm komandanti John Leach dhe një marinar, qëllon 6 silure kundër Bismarkut, e fundit arrin ta kapë. Dy nga anijet gjermane lëshojnë shi silurësh kundër Princit dhe i shkaktojnë dëme të rënda. Në 6:13 komandanti Leach urdhëron tërheqjen, i kanë shpëtuar vetëm dy nga 10 topat që kishte. Vdekja e Bismarkut është afër. I bashkangjiten në këtë luftë dy të koracuarat Revenge dhe Ramillies. Tashmë janë 6 të koracuara, dy aeroplanmbajtëse, tre kryqzorë dhe nja 20 shkatërruese të thirrura për goditjen finale. E ndjekin Bismarkun, e rrethojnë pa asnjë mundësi arratisjeje për ta fundosur. Nuk është aq e vështirë me një timon të shkatërruar, nuk ka mundësi tjetër veç të lundrojë në rrathë të mëdhenj. Nga anijet britanike nisen 9 silurë, armikut i duken 8, por i nënti godet në qendër të kasës së blinduar.

Dëme të vogla

Një nga dy silurët britanikë e ka plagosur për vdekje. Uji hyn nga kaldaja numër dy dhe rrezikon të penetrojë në turbogjeneratorin numër 4 të depozitës së ujit të pijshëm dhe në motorrët e turbinës. Mesazhi i fundit i bishës mbërrin në Berlin: “Anije e pamundur për t’u manovruar. Do të luftojmë deri në fishekun e fundit. Rroftë Fuhreri!” Topat e fundit nuk lenë asnjë gjurmë të asaj që ishte. Furhreri para kësaj katastrofe mblodhi shpatullat. Gjithmonë kishte besuar më shumë tek ushtria se tek marina. Komandanti Lindemann dhe i gjithë shtabi madhor vdiqën në shpërthim. Flota britanike e mbaroi detyrën e saj, lëshuan mbi 700 silurë dhe e shndrruan Bismarkun në skorje që u fundos plotësisht. Nga 2200 ekuipazh shpëtuan vetëm 114 që u kapën nga flota mbretërore. Bismarku, mbreti i detrave, i barabarisë dhe çmendurisë së Hitlerit dhe të Rajhut të Tretë jetoi pak më shumë se dy vjet.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.