Jemi europianë edhe pse prej vitesh na qeverisin banditët dhe hajdutët

- -, Statusi Publik
0

Kreshnik OSMANI

Ka shumë miq në fejsbuk që ngrejnë pyetjen:

“Çfarë dmth ekzaktesisht: Rekomandim për hapje negociatash me BE-në?!”

Pë të gjithë ata që janë martuar me dashni është si t’i thuash asaj që do: “Une kam ra në dashni me ty, por shko e ma bëj pak testin e SIDËS.”

Kurse ata që janë martuar me shkuesi eshte si të çosh tezen apo komshijen që ta kontrolloje kandidaten për nuse a eshte e virgjer apo ka patur eksperienca!?

(Komisioni që është organizem plotesisht i pavarur nga Këshilli i Europes, i ka rekomanduar ketij te fundit çeljen e negociatave por qe nuk e ka idene cfare do te vendosi ky i fundit). Ky eshte teksti i kenges, ndersa refreni eshte: “Jeni ne drejtimin e duhur por keni rruge per te bere”.

Ju jeni Europiane, duan apo nuk duan hajdutet qe ju qeverisin prej kaq vitesh dhe burokratet e kancelarive te Brukselit. Mos i lejoni t’jua shesin shtrenjte diçka qe eshte e juaja. Testin e europianizmit e kane kaluar disa miliona shqiptare, vellezerit dhe motrat tona qe jetojne e punojne me djersen e ballit ne Europe prej kaq vitesh. Ne testin e Europes ka mbetur vetem klasa politike hajdute qe bashkepunon me krimin e organizuar dhe me mafien ketu ne Shqiperi.

Klasa politike eshte ajo qe bashkepunon me Brukselin dhe ka mbetur ne klase. Ju e keni kaluar testin tuaj. Mos pranoni prej askujt t’iu hipnotizojë. Mos pranoni prej askujt t’iu shese shtrenje diçka që është e juaja. Ju jeni me europiane se qimekuqet e katundeve te Europes qe vijne ketu e shesin mend. Ju jeni europiane duan apo nuk duan banditet tanë qe ju qeverisin dhe jetet jua kontrollojne!

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *