Jean-Claude Van Damme edhe pse 57 vjeç, jep spektakël me artet marciale në tapetin e kuq

Jean-Claude Van Damme u duk sikur ishte gati të merrte pamjen e një djali të keq në Paris.

Aktori veteran, i njohur për filmat e tij aksion me arte marciale, shfaqi serinë e tij të re të “Amazon Prime”, Jean-Claude Van Johnson, në Teatrin Grand Rex, në qytetin e dritave, të martën.

57-vjeçari ishte më se i lumtur të tregonte se ai ende ka ‘të gjitha’ këto vite pas rolit të tij në “Breaks Bloodsport”.

Nëse ylli belg duket i rehatshëm në një kostum të zi, mund të jetë për shkak se ai shpesh vesh një të tillë.

Ai rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e tij tërheqëse prej sportisti, ndonëse është 57 vjeç.

Arsyeja që babai i tre fëmijëve vendosi të mbajë premierën në kryeqytetin francez ishte për shkak të një premtimi që i bëri nënës së tij.

“Kur e humba famën për shkak të ndonjë budallallëku dhe më pas nuk bëra ndonjë film teatror për nëntë ose 10 vjet, me përjashtim të “Expendables 2”, i thashë nënës sime, para se të shkosh mama të siguroj se unë do të jem kthyer në teatër dhe ne do të kemi një premierë të madhe në Paris”, i tha ai New York Times, Jean-Claude Van Damme.

“Dhe tani po ndodh. Ajo është 83 vjeçare dhe gjithçka që i kam thënë mamasë sime po ndodh tani”.

Djali i njohur si muskulozi nga Brukseli ka një dashuri për aktoren e serialeve “Weest”, Kat Foster.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.