Japonia, shteti me pasaportën më të fuqishme në botë

Nëse mendoni se pasaportën më të fuqishme në botë e ka Gjermania, ose Amerika po ju themi që e keni  gabim. Kjo, pasi vendi me pasaportën më të fuqishme në botë për vitin 2019 është sërish Japonia.

Sipas vlerësimit të Indeksit “Henley”, pasaporta japoneze ofron më shumë lehtësira se çdo pasaportë tjetër.

Kjo pasi kjo pasaportë njihet nga 190 vende dhe japonezët mund të shëtisin gati gjithë botën.

Në vendin e dytë renditet Koreja e Jugut, me pasaportën e të cilës mund të udhëtohet në 189 vende.

Por, edhe shtetet europiane janë të favorizuara, me vendet anëtare të BE-së, bashkë me Norvegjinë dhe Shtetet e Bashkuara, që pasojnë vendet e para të klasifikimit.

Kurse Franca dhe Gjermania renditen në vendin e tretë, me pasaportat e tyre që njihen nga 188 vende.

Ndërsa pasaporta më e pafuqishme në botë është ajo e Irakut.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.