‘Izolohet’ Dibra/ Dëbora paralizon qytetin, banorët e fshatrave të bllokuar pa ushqime e drita

Dibra vazhdon të mbetet një nga qarqet më problematike në qarkullim pasi ka mbetur ‘e ngujuar’ nën borë dhe ngrica.

Një pjesë e madhe e banorëve të fshatrave kanë mbetur të izoluar, pa ushqim apo energji elektrike.

Trashësia e dëborës në zonat e ulëta arrin në 50 cm, ndërsa në ato të thella dhe malore rreth 1.5 m.

Emergjente është situata në Njësinë Administrative Ostren me rreth 5 mijë banorë, të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi mungon energjia elektrike si dhe nuk ka as kujdes mjekësor, mëson Report.

Aksi nacional Peshkopi-Tiranë qarkullohet me zinxhirë. Por situata duket më problematike në rrugët e fshatrave që lidhen me qendrat e banuara si Peshkopi dhe Bulqizë.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.