Ish-ministri Panariti : Rama po shkatërron bujqësinë

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti është shprehur kundër nismës së kryeministrit Edi Rama, për shkrirjen e Drejtorive Bujqësore në qarqe.

Panariti, duke sjellë në vëmendje shkrirjen e shërbimeve qendrore veterinare dhe të mbrojtjes së bimëve në Ministrinë e Bujqësisë, thotë se tanimë me nismën e re të kryeministrit, bujqësisë po i shkulen duart dhe këmbët.

Ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë ‘Rama 2’, shkrirjen e Drejtorive Bujqësore e sheh si rrënim të sigurt të Bujqësisë, ndërsa shton se në vend të strukturimit, po ngrihen rrjete klienteliste të pushtetit.

Përmes një reagimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Panariti ngre alarmin se bujqësia është në ditët më të zeza të saj, dhe për këtë, sipas tij, prodhime bujqësore qe nuk shiten por flaken, fshatra qe braktisen

“Asgjesimi i sherbimeve qendrore veterinare dhe te mbrojtjes se bimeve ne Ministrine e Bujqesise, ishin vetem zanafilla e shkallmimit strukturor te saj. Sepse seria e dyte e shpartallimit, shkrirja e Drejtorive te Bujqesise, u shpall dhe u nis dje nga Kryeministri ne Elbasan.

Përveç kokes, tani bujqësisë po i shkulen duart dhe kembet. Me kete hap me mijera bujq dhe blegtore mbeten te pa mbrojtur nga infeksionet dhe te pa mbeshtetur me teknologji dhe keshillim…. Nje rrenim i garantuar dhe nje disfate e sigurt.!! Ne vend te strukturave teknike bujqesore te kapilarizuara po na mbijne Mega – Kioskat e propagandes, dhe po ngrihen rrjetet dhe rrjetat klienteliste te pushtetit… Rezultati.. Eksportet ne pikiate, importet ne rritje, prodhime bujqesore qe nuk shiten por flaken, fshatra qe braktisen.”, -shkruan ish-ministri.

Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme, nga Elbasani bëri me dije se do të shkrihen drejtoritë Bujqësore, pasi sipas tij, ato kanë qenë një strehë korrupsioni.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.