Ish-lojtari i Barcelonës: Neymar mund të rikthehet në ‘Camp Nou’

Ish-lojtari i Barcelonës, Martin Montoya ka folur për rikthimin e mundshëm të Neymarit në “Camp Nou”.

Në një intervistë për “Goal”, ai theksoi se rikthimi i brazilianit te Barcelona mund të jetë shumë i vështirë.

”Unë mendoj se Neymar dëshiron të rikthehet te Barcelona sepse aty ai ndihej rehat”, tha fillimisht ai.

Loading...

“Madje ai u përshtatë mjaft mirë gjatë tre viteve në klub. Ai kishte lidhje të mira me Suarez dhe Messin”, tha mbrojtësi i Brightonit.

“PSG është gjithashtu skuadër e mrekullueshme dhe unë nuk mendoj se ata do ta lejojnë largimin e tij mjaft lehtë. Ata paguan shumë para për dhe nuk mendoj se Barcelona do ta paguajë atë çmim për ta rikthyer”, shpjegoi Montoya.

27-vjeçari, Montoya, ka luajtur për Barcelonën dhe Interin para se t’i bashkohej Valencias në vitin 2016.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.