Ish-“deputeti kauboj” zbulon takimet e fshehta mes Ramës dhe Bashës

 
  Ish-deputeti zbulon takimet e fshehta mes Ramës dhe BashësAi njihej si “deputeti kauboj” i parlamentit shqiptar që fillimisht ishte mbështetës i flaktë i së majtës e më pas u doli në krahë të djathtëve.

Sot ish deputeti Eduart Ndocaj, ndër të tjera edhe biznesmen goxha i suksesshëm sidomos në Itali, lëshoi deklarata të forta për një “bashkëpunim të fshehtë” apo “takime të fshehta” midis dy liderëve Basha dhe Rama, të njohur si dy “armiq të betuar” në politikë.

I ftuar në studion e “Ditë e Re” në Ora News Eduart Ndocaj tha:

Eduart Ndocaj: “Basha dhe Rama duken si binjakë se janë edhe të dy të gjatë. Ata do dalin bashkë këto zgjedhje. Ndaj nuk besoj të bëj aleancë me asnjërin. Kujtoni se ata nuk bëjnë edhe takime të fshehta?! Si dashuria me shikim të parë janë të dy që kur ishte Luli në çadër. Iu dhimbs Ramës atëherë kur ishte luli në çadër dhe kanë nisur bashkëpunimin. Nga ana tjetër opozita nuk po bën rolin e saj por bashkëpunon me qeverinë. Një djalë nga Fushëkuqja u arrestua vetëm se po rregullonte avllinë.  U quajt “ndërtim pa leje.  Mund ta gjobisësh, por jo ta arrestosh se nuk ka bërë krim”

Zoti Ndocaj thotë se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme vendore për kryetar bashkie në Lezhë dhe shpreson të fitojë, ndaj dhe intervistën e tij e mbylli me mesazhin drejtuar të gjithë elektoratit shqiptar:

Eduart Ndocaj: “Mos votoni me ndjenjë partiake, por për fëmijët dhe familjet tuaja sepse vota është e shenjtë. Mos vrit veten me votën tënde, jepe aty ku mendon se kandidati është i denjë për të të drejtuar.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.