Ish-deputeti i PS i kujton Ramës fatin e Robespierit…

Ish-deputeti socialist Andis Harasani ka reaguar sërisht mbi kërkesën e 28 deputetëve të Rilindjes për shkarkimin e Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjet, Harasani ka zgjedhur të kujtojë gjyqin ndaj Danton, por edhe dënimin pa gjyq me vdekje të Robespier.

“Pas dënimit në gjyqin e montuar nga Robespier ndaj Danton, kur ky i fundit po shkonte drejt vendit të pushkatimit, karroca ku Danton ndodhej kalon pranë shtëpisë së Robespier. Danton nga karroca, me zërin e tij kumbues thëret në drejtim të banesës së Robespier: Shumë shpejt kjo që gatove do të marrë dhe ty!

Disa muaj më vonë, dhe më shumë se 20,000 të dënuar, profecia e Danton goditi me forcë. Robespier u dënua pa gjyq me vdekje në gijotinë…

Kjo mu kujtua kur lexoja letrën e deputetëve për shkarkimin e Malajt.

P.S. – Për rilindasit – As Robespier dhe as Danton nuk kanë qenë as tek Mjaft dhe as tek G99”, shkruan Harasani.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.