Irlanda i mban derën mbyllur Anglisë për Brexit

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar u shpreh i hapur për diskutime rreth mënyrës sesi mund të shpëtohet marrëveshja e divorcit të arritur nga Britania e Madhe me Bashkimin Europian, duke përjashtuar mundësinë e modifikimeve shkruan atsh. Varadkar bëri një vizitë në provincën britanike fqinje të Irlandës së Veriut ku u takua me disa liderë të partive politike lokale, përpara se të presë për një darkë pune kryeministren britanike, Theresa May, në Dublin.

‘’Secila palë kërkon të shmangë mungesën e një marrëveshjeje dhe të vendosjes së një kufiri të ashpër. Të dy protagonistët kërkojnë vijueshmërinë e një marrëdhënie shumë të ngushtë politike dhe ekonomike mes Britanisë së Madhe dhe Irlandës, çfarëdo që të ndodhë’’, deklaroi ai gjatë një konference shtypi.

”Më shumë çështje na bashkojnë sesa na ndajnë’’, shtoi ai. Koha ecën dhe ne duhet të arrijmë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.