“IPhone” që paloset, do dalë në treg në vitin 2020

Analistët, shkruan Cnet, thonë se ky “iPhone” hapet dhe bëhet si një tablet iPad

Dizajni mund të jetë sio ZTE Axon M, e 2017, një pajisje me ekran të dyfishtë që kthehet në një ekran të madh. Kjo formë bën të mundur disa funksione, si multitasking, pasqyrimi i përmbajtjes nga një ekran në tjetrin, dhe zgjerimi e aplikacioneve në një shfaqje të plotë.

Cnet thotë se telefonat që paloset janë mjaft të rëndësishëm në inovacionin e smartphone. Të kesh mundësinë të rikonfigurosh ekranin dhe telefonin në mënyra të shumta u jep mundësi prodhuesve të tyre të eksperimentojnë hardware dhe sensorë të rinj. Si një prej dy prodhuesve më të mëdhenj në botë, interesi i “Apple” në këtë risi mund të ndihmojë në vlerësimin dhe popullarizimin e konceptit, duke mos e lënë thjesht kureshtje, por një produkt serioz tregu.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.