Inagurimi i ambasadës, Trump anulon vizitën në Londër

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Londër. Në një postim në rrjetin social Twitter, Trump hoqi të gjitha pikën spekulimet rreth vizitës së tij në Londër.

“Arsyeja për të cilën e anulova udhëtimin në Londër është se nuk jam tifoz i madh vendimit të administratës Obama që shiti, mbase ambasadën më të mirë të vendosur në vendin më të mirë, për një ‘dyshkë’, vetëm për të ndërtuar një të re për 1.2 miliardë dollarë. Pazar i keq. Duan ta pres shiritin – JO”, shkroi ai.

Loading...

Megjithatë, në faqen e internetit të ambasadës amerikane, thuhet se qeveria amerikane bleu vendin për ambasadën e re në vitin 2008, përpara se presidenti Barack Obama të marrë detyrën në janar të vitit 2009. Ndërtesa e vjetër u shit në vitin 2009.

Shtypi britanik shkroi se presidenti Trump thuhet se ishte i pakënaqur për mungesën e “kambanave dhe brohoritjeve ” gjatë udhëtimit dhe faktin se ai nuk do të ishte në gjendje të takohej me mbretëreshën Elizabeth, sepse vizita e tij ishte ulur nga një vizitë shtetërore në një vizitë pune, e cila ka shumë më pak prestigj.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.