Ikja e turpshme e një Kryeprokurori…

Nga Perparin Kabo


Para do kohësh unë ju shkruajta dhe Ju kërkova si qytetar që të vepronit kundër atyre gjyqtarëve që në pak vite kishin vënë një pasuri rreth 40 milion euro. Madje ju thash,…: Bëheni zoti Llalla që të mos e humbisni të drejtën që të shihni në sy fëmijët e tu. Iu drejtova më shumë shqiptarizmës se sa detyrës suaj funksionale. Në fund unë e mbyllja…Pres me durim. Dhe prita. Dhe ja dje ju hytë dhe dolët nga një derë institucionale që do të duhej të ishte dera e nderit, por në fakt rezultoi fatalisht për ju si dera  e turpit. Ike Adriatik Llalla si një person që nuk bëtë asgjë kundër krimit dhe korrupisonit…Të kujtohen besoj daljet e tua televizive në emisionet e gazetarit Sokol Balla…

Loading...

Që nga dalja e parë dhe deri te e fundit se si në një digresion pafuqie ju iu larguat premtimeve që i bëtë publikut dhe atdheut se do të ndihmonit për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE. Ju më shumë penguat sepse në një vend ku krimi është pushtet, pushteti drejtësisë është ose bashkëpuntor ose i pafuqishëm. Në një vend ku krimi shkon deri në pushtetin legjislativ ai vend nuk është Republikë Parlamentare, por është Republika e Krimit Parlamentar. Në një vend ku sistemi i drejtësisë është i kapur politikisht, i korruptuar, dhe një sistem i mbyllur kooperativ me qëllim jo dhënien e drejtësisë por xhvatjen e qytetarëve, në atë vend nuk ka Rule of Law dhe shtet i të drejtave të njeriut mungon. Ja pra zoti ishprokuror i përgjithshëm Adriatik Llalla se çfarë latë pas duke mos vepruar dhe duke bashkëpunuar jo me të drejtën dhe faktorët ndërkombëtar që më shumë se një herë ju kërkuan të vepronit, pritën dhe duruan shumë…

Ju ikni tani me turp, i dështuar dhe besoj i gatshëm për tu përballur me drejtësinë sepse ju e dini që edhe mosveprimi ndëshkohet po një soj si veprimi i paligjshëm. Fatkeqësia më e madhe është kur në jetë nga maja shkon në fund, ju e keni këtë fat që e gatuat vetë.! Historia institucionale do të shkruaj…” Ikja e turpshme e një kryeprokurori…

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.