Ia plasën tritolin në shtëpi dhe policia nuk publikoi ngjarjen e rëndë, flet qytetari: Kush e njeh personin…

Një ngjarje rëndë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve në Tiranë, ku familja Mulaj është tronditur nga tritoli që i është vënë në shtëpi.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia dhe nuk është dhënë asnjë njoftim për mediat lidhur me të.

Mirëpo, vetë pronari i shtëpisë,Vladimir Mulajka kontaktuar me JOQ Albania dhe shprehet se do që rasti të bëhet publik me qëllim kapjen e autorit.

Mulaj ka shpjeguar për JOQ Albania se ka pamje të momentit kur autori i kësaj vepre të rëndë është afruar pranë shtëpisë së tyre me një maskë “halloween-i” në kokë dhe ka vënë tritolin.

 Njeriu që vë tritolin.

Vladimir Mulaj tha:

Natën e Vitit të Ri, në orën 00:34 minuta, 100 metra nga Fakulteti Ekonomik, afër stacionit të Juglindjes, ky personi që shihni në video ka vendosur një bombë shpërthyese pranë banesës tonë.
Për çdo person që ka informacion, mjafton ta ketë fiksuar sa do pak, japim direkt 10 mijë euro shpërblim për çdo informacion që mund të ketë dhe mund të na kontaktojnë nëpërmjet jush JOQ sepse vetëm tek ju kemi shpresë.
Në disa pamje është pa maskë dhe në momentin kur vë bombën është me maskë.
Kur ka shpërthyer bomba e vënë, tritoli apo çfarë që ishte, është dëgjuar në të gjithë zonën dhe la xhama të thyer, e dëme të tjera materiale plot, por më e rëndësishmja është terrori që na është bërë.
Policia i ka fshehur si ngjarje dhe nuk e di pse.”

 Deklarimi në polici.

Por, Vladimir Mulaj nuk është vetëm një qytetar i thjeshtë, pasi është edhe vëllai i kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,Natasha Mulaj.

Natasha Mulaj drejton shumë procese gjyqësore, duke shkarkuar gjyqtarë dhe prokurorë. Ajo drejton një nga institucionet më të rëndësishme të vendit dhe është hallka e fundit që vulos përfundimisht shkarkimin nga detyra të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Megjithatë ende nuk dihet se pse mund të ketë ndodhur një atentat i tillë në shtëpinë e Mulajt.

Më poshtë pamjet EKSKLUZIVE që i sjell JOQ ALBANIA.
Dhe nëse keni ndonjë informacion rreth personit që vë lëndën plasëse mos ngurroni të na kontaktoni, pasi zoti Mulaj ka vënë në dispozicion edhe një shpërblim.

Katër video sipas rendit kohor të kryerjes së veprimeve nga atentatori:

1.Momenti kur personi me xhup të bardhë shko të vejë tritolin

2.Momenti kur personi me maskë vë tritolin

3.Momenti kur ikën me vrap sapo vë tritolin

4.Këtu pasi ka hequr rrobat e vjetra

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.