I dënuar përjetë për vrasjen e Lamajt, Gjykata e Hagës vendim në favor të Arben Frrokut

Gjykata e Hagës ka vendosur që Arben Frroku, personi i dënuar me burgim përjetë për vrasjen e ish kryekomisarit Dritan Lamaj, të mos ekstradohet në Shqipëri.

Vendimi i dhënë në favor të Frrokut është bazuar mbi motivin se dënimi i dhënë ndaj biznesmenit është bërë për arsye politike dhe se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Dënimi përjetë ju dha Frrokut nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në prill të vitit 2015 pas një kalvari në gjatë seancash të nisur që në shkurt të 2013.

Frroku u largua nga Shqipëria ditën para se Apeli ta dënonte me burgim të përjetshëm duke u strehuar në Holandë. Më tutje pas kërkimit Frroku u gjet atje dhe Holanda bëri gati dokumentat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Frroku vetë u shpreh se ai nuk duhej të ekstradohej pasi kërcënohej nga gjakmarrja dhe në fund të çështje me dërgiminnë Hagë të dosjes, kjo e fundit i dha të drejtë atij.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.