Horoskopi datë 2 nëntor 2018

DASHI

Kjo periudhë është shumë e mirë për provimet dhe çdo gjë tjetër të ngjashme me to. Falë Venusit në shenjë sot do të kaloni një ditë të këndshme.

DEMI

Në pjesën e dytë të ditës Hëna hyn në shenjën tuaj dhe kjo do të jetë shumë pozitive për ju. Do të jeni më intuitivë se asnjëherë tjetër, duke u ndjerë mirë me veten tuaj.

BINJAKET

Mos u tregoni kokëfortë duke ndjekur një ëndërr të pamundur. Sado të sforcoheni nuk do të arrini të ndryshoni asgjë nga “letrat” që keni në tavolinë.

GAFORRJA

Në pjesën e parë të pasdites Hëna hyn në shenjën e Demit dhe kjo do ju sjellë pak qetësi. Jeta sociale do të jetë shumë  mirë edhe prej influkseve pozitive të Mërkurit në shenjën e Demit.

LUANI

Gjate ditës së sotme Hëna do të hyjë në shenjën e Demit dhe ju do të provoni një ndjesi të thellë xhelozie kundrejt partnerit tuaj. Yjet ju këshillojnë të arsyetoni përpara se të veproni.

VIRGJERESHA

Loading...

Do të jeni të rrethuar nga miq që ju duan e ju vlerësojnë. Me ndihmën e tyre sot do të kaloni një problem në punën tuaj. Në aspektin afektiv surprizat  nuk do të mungojnë sot.

PESHORJA

Urani në shenjën e tuaj do jua bëjë pak të vështirë sot për sa i përket jetës tuaj profesionale. Prisni lajme që mund të jenë pozitive apo negative por që do ju destabilizojnë.

AKREPI

Do të jetë një ditë e qetë në përgjithësi. Në aspektin profesional angazhimet tuaja do të mund t’ju marrin më shumë kohë se sa e kishit parashikuar. Në aspektin afektiv përkrahja e mikut tuaj nuk do ju mungojë.

SHIGJETARI

Kundërshtia e Venusit vazhdon të sjellë ulje e ngritje në jetën tuaj sentimentale. Xhelozia juaj kundrejt partnerit mund të jetë e tepërt dhe mund të çojë në një përplasje të fortë.

BRICJAPI

Marsi në shenjën e Virgjëreshës ju bën që të ndiheni të tërhequr nga një person që në një moment tjetër as nuk do ia hidhnit sytë. Kujdes nga reagimet që do të keni.

UJORI

Hyrja e Hënës në shenjën e Demit ju bën që të jeni të shtyrë drejt dekurajimit. Ka ardhur momenti i bilanceve të nevojshëm për të ecur përpara në jetën tuaj.

PESHQIT

Hëna ju fton që të jeni më të ëmbël dhe më të kuptueshëm me personat që ju rrethojnë. Ka mundësi që një mik është duke kërkuar ndihmën tuaj, ndaj kur të vijë afër jush mos e refuzoni.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.