Histori filmash, la bashkëjetuesen dhe u ribashkua me gruan, por…

Dy të rinjtë Alketa dhe Asqeriu nga Berati ishin të dashuruar asokohe kur familja nuk mundi ta pranonte qysh prej fillimit marrëdhënien e tyre.

Pavarësisht tentativave dhe kundërshtisë së vazhdueshme të familjes së djalit, dashuria e të riut ndaj Alketës triumfoi. Alketa dhe Asqeriu finalizuan lidhjen e tyre në martesë. Martesë nga e cila erdhën në jetë 2 fëmijë.

Ishte viti 1996 kur edhe pse familja gëzonte ardhjen në jetë të fëmijëve dhe ndërsa jetonin për të ardhmen, prindërit e Asqeriut, Sefer dhe Pana mes tentativave të vazhdueshme arritën të ndikonin në ndarjen e çiftit. Alketa merr vajzën dhe ikën nga shtëpia. Asqeriu nis një bashkëjetesë të re me një tjetër grua, me të cilën nuk bëri celebrim, për arsye se ende ndarja me bashkëshorten e parë nuk kishte përfunduar ligjërisht.

Bardha ishte bashkëjetuesja e Asqeriut, vajza që prindërit e tij kishin propozuar që prej fillimit, për djalin e tyre, para se ai të martohej me Alketën. Cifti jetuan afro një vit së bashku, pasi Asqeriu nuk mundi do ta harronte dashurinë e tij të parë. Bardha ishte gruaja e dytë e cila do të largohej nga familja Cupallari, shtatzënë.

Vajza e tyre erdhi në jetë në vitin 1997. Bardha e lindi në Berat ndërsa fati i foshnjës do të ishte shtëpia e fëmijës. Ndërsa një fëmijë erdhi në jetë, kur një çift tashmë ishin ndarë, një tjetër ribashkim u krye. Alketa dhe Asqeriu sot jetojnë së bashku, dhe lindën edhe një djalë. Këtë histori vendos ta rrëfejë vajza e parë e Asqeriut, e cila kur mbushi 16 u njoh me historinë e familjes. Sot motra është në kërkim të motrës nga babai…

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.