Hipokritët e Europës dhe fatkeqësia e Shqipërisë me Ramën

Klodian Tomorri

Rama ka një taktikë bajate që e perdor sa herë është në pozitë të vështirë. Hap sherr me gazetaret dhe në çdo rast e bën qellimisht.

Keto tre ditët e fundit kanë qenë ndoshta ditët më të errëta për prespektivën europiane të Shqipërisë. Kryeministri jo vetëm që u kthye me duar bosh nga Sofia, por atje mori dhe një mesazh ogurzi; antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian tani nuk është më i sigurtë.

Nuk bëhet me fjalë për vonesë apo zgjatje të proçesit te antarësimit. Tani është vënë në dyshim, vetë fakti nëse Shqipëria do të jetë ndonjëherë antare e BE. Kjo s’ka ndodhur asnjeherë më parë.

Samiti i Sofies ishte një dështim total. Sigurisht që përgjegjësi kryesor në këtë anë është Edi Rama.

Flirti i qeverisë me krimin, përzierja drejtëpërdrejtë e ministrave dhe policisë në trafikun e drogës, mungesa e vullnetit për të vendosur shtetin ligjor sigurisht që do kishte faturë edhe në Bruksel. Të rëndë madje. Aq sa tani po duan të na e kthejnë kokën prapë nga Lindja.

Por për hir të së vërtetës, Rama nuk është përgjegjësi i vetëm. Bashkë me të janë dhe një tufë hipokritësh, që sot qeverisin nëpër Europë.

I pari është Emmanuel Macron. Presidenti i Francës është tipiku i politikanit hipokrit. Një muaj më parë shkoi gjithë pompozitet në senatin amerikan për të shpëtuar boten nga rreziku Trump.

Me petkun e heroit foli atje se si proteksionizmi dhe politika e izolimit janë armiqtë me të mëdhenj të botës së lire demokratike. Një muaj muaj më vonë, ky që kritikoi politikat proteksioniste të Trump është bërë perfaqesuesi kryesor i rrymës së proteksionizmit dhe mbylljes në Europë.

Me një hipokrizi tipike majtiste deklaroi se 15 vitet e fundit, politika e zgjërimit e ka dobësuar Europën. Dmth Europën sipas këtij e paska dobësuar Rumania, Bullgaria dhe Kroacia dhe sot rreziku më i madh i saj qenka Shqipëria.

Ky është presidenti francez, pasardhës i Zhak Shirakut dhe Fransua Miteranit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.