Henri Çili: PD dhe PS kanë sakrifikuar shumë për Shqipërinë, ato janë mbi Shqipërinë

Profesorët, gazetarët dhe intelektualët në Shqipëri janë nën nivelin e politikanëve

Për analistin Henri Çili, dy partitë më të mëdha në Shqipëri, PD dhe PS, janë mbi nivelin e Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Provokacija”, Çili tha gjithashtu se këto parti kanë sakrifikuar shumë për vendin.

“Unë jam totalisht establishmentin. Çdo zgjidhje kundër establishmentit mua më shtin të dridhurat. Sistemi bipartizan apo dy partian është interes publik dhe interes kombëtar.Pa dy partitë e mëdha ne shpërbëhemi si shoqëri. Imagjinoni që marrëveshjet ndërkombëtare t’i ketë në dorë një parti e vogël, ose që vota të varet nga këto. Unë mendoj që PD dhe PS janë mbi nivelin e Shqipërisë. Shqipëria është më poshtë se PD dhe PS.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë sakrifikuar shumë për Shqipërinë. Dhe e fundit le t’i japim sistemit bipartizan, instrumentet e tij. Instrumenti kryesor i tij është sistemi mazhoritar. I pastër, pa kompensime, pa forma të tilla që zhvillojmë një luftë të vërtetë politike dhe të stabilizojmë spektrin politike. Establishmenti është i keq, anti-establishmenti është edhe më i keq”, tha ai.

Sipas Çilit, PD dhe PS që në fillimin e tyre janë krijuar mbi nivelin e shoqërisë.

Për të profesorët, gazetarët dhe intelektualët në Shqipëri janë nën nivelin e politikanëve.

Henri Çili: PD dhe PS që nga fillimi kanë qenë krijime që janë krijuar mbi nivelin e shoqërisë dhe kanë qenë relativisht të përgjegjshme.

Ne kemi elitën politike më të mirë të mundshme. Shikoj profesorët në Shqipëri, shikoj gazetarët, shikoj intelektualët, janë nën nivelin e politikanëve.

Kush është këtu më i zoti se Berisha? Kush është këtu më i zoti se Rama?

Mustafa Nano: Si e mat zotësinë?

Henri Çili: Nuk ka rëndësi, në polivalencën e vet. Nuk e kam në tërësi. Për shembull e di ti që forcat politike, qeveritë, kabinetet kanë rekrutuar forcat emë të mira universitare që nga vitet ‘90.

E di ti që niveli jonë profesional i ministrave ka qenë absolutisht nga njerëzit më të zgjedhur? Në këtë sens për mua PS dhe PD janë mbi nivelin e Shqipërisë. Çdo gjë tjetër në Shqipëri janë më poshtë.

Ai komentoi edhe situatën aktuale politike. Sipas tij po ndodhin tre zhvillime të rëndësishme në vend.

“Në Shqipëri po ndodhin të paktën tre zhvillime të rëndësishme. Në radhë të parë kemi ndjesinë e ngecjes, të pesimizmit, të një horizonti të mbyllur. Deri në 2015, 2016, 2013 Shqipëria ka pasur një sens prespektive, ka pasur një sens horizonti të hapur.  Elementi i dytë është fakti që në mënyrë të ngushtuar, modeli aktual, oferta ose struktura aktuale qeverisëse pothuajse i ka shteruar mundësitë e veta dhe lideri i saj, Rama. Por mbi të gjitha Shqipëria po rrezikon të rivulosë fatin e vet si një vend i prapambetur.

Në teoritë e zhvillimit ka një moment, kur një shoqëri e pazhvilluar kalon në e zhvilluar. Ne nuk po kalojmë dot atë Take off-in. Është një fazë që ne nuk po e bëjmë 30 vjet pas rënies së komunizmit nuk po bëjmë take off-in drejt një Shqipërie të zhvilluar”, tha Çili.

Për sa i përket djegies së mandateve nga opozita, Çili theksoi se është dakord si akt i fundit për të shokuar demokracinë. Sipas tij, kjo është mënyra që ka zgjedhur kreu i demokratëve.

“Jam dakord, si akti i fundit për ta shokuar sistemin politik. Rrugës fitorja e ngushtë e 25 Qershorit u bë e diskutueshme. Pse ndodhi kjo?

Partnerët përgjuan disa grupe kriminale dhe na doli një gjë e caktuar, të cilën ne nuk kemi një sistem drejtësie funksional që të themi që kjo është kështu ose kështu.

Atëherë çfarë ndodh? Cila është e keqja që palët të ritestohen në kushte neutrale.   Ç’do të thotë kushte neutrale? Si funksion në Shqipëri industria elektorale, funksionon në mënyrë të tillë që na ka ardhur në majë të hundës. Implikim i administratës, shfrytëzimi i pozicionit, fushatat e legalizimeve, populizmi dhe erdhëm te lidhjet e qarta me krimin dhe kandidatët. Sikur kjo mos të mjaftonte, kjo nuk po ecën, ne nuk po bëjmë hap në integrim.

Çfarë do themi në Qershor nëse do refuzohet prapë hapja e negociatave? Ka tre mënyra se si mund të përqasim një situatë me anë të profilaksisë, terapisë ose shokut. Lul Basha ka zgjedh shokun ta shokojë sistemin e demokracisë”, tha ai.

 

 

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.