Hanë si derra”, ministrat e Ramës të pafrenueshëm: Kërkojnë mish ariu

- Kryesore, Shendet
0

Shkojnë për të pushuar, por përfundojnë dukë ngrënë si derra. Me sa duket ministrat shqiptarë kanë një oreks aq të pafrenueshëm sa nuk pyesin as për ligjet.

Gjatë në pushimeve në lokalet e zonave turistike, sidomos të Korçës, janë pikërisht këta të fundit që kanë shkelur ligjin kundër gjuetisë, duke kërkuar mish ariu.

Edhe pse ligjërojnë e propogandojnë se po ndalohet gjuetia, ministrat kanë shkelur hapur moratoriumin e hyrë në fuqi tre vite më parë, i cili ndalon gjuetinë.

Sipas gjuetarëve korçarë ata kërkojnë jo vetëm petkat por edhe mishin e këlyshëve të ariut, duke nxitur kështu vrasjen masive të tyre.

Gjuetari Fatos Shamblli ka qenë ndër të parët që ka denoncuar skandalin duke deklaruar për “Korça News” se:

Ministrat nuk pyesin për moratorium gjuetie dhe kërkojnë vrasjen pa pikë mëshirë të kafshëve të rralla.

Sot vritet vetëm për mish dhe jo për pasion gjuetie. Dhe ndër llojet e gjuetisë, ajo e vrasjes së këlyshëve të ariut është kthyer në biznes.”

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *