Guri, Ballës: U lodhe Tao, por nuk u bëre dot ministër, mbaji lotët

Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Taulant Balla në drejtim të Presidentit Ilir Meta

Në reagimin e saj Guri ironizon Ballën se arriti të bëhej vetëm sa gjysma e Tahirit, duke u lidhur vetëm me bandat por pa u bërë asnjëherë ministër.

Ja postimi i Gurit:

Shoku Tao, u kujtove të shkruash? Të rrahu Edi apo Linda që u kujtove kaq vonë. Turp për kryetarin e Grupit Parlamentar të mazhorancës që e nxjerrin me detyrim të flasë. Je bërë për të ardhur keq. Ah, more Tao, çizmja që fluturoi në kokën e Kryeministrit ta bëri zemrën mal. U ngazëlleve me shokë e shoqet, u bëre edhe pishman që nuk e zuri shefin.

Më vjen keq për ty që të detyrojnë të flasësh kundër Presidentit ose burrit Ilir Meta. Ke qarë halle shumë. Qaheshe se droga po na vinte vulën e zezë kudo në Evropë dhe nuk do na jepnin hapjen e negociatave. Këtu të them bravo se e parashikove, i re në shenjë. Besoj e mban mend si qaheshe që të emëronin ty ministër, se Sajmiri ishte i mbytyr dhe po njolloste gjithë mazhorancën me lidhjet e tij me kriminelët. Si Edi Rama ishte “naiv” dhe nuk i kuptonte dot lidhjet e Sajmirit me banditët që ja ulte në tavolinë. Keqardhjen tënde se Edi po rrëshkiste tek banditët. Por pasi nuk shkoje dot të qaheshe tek Teqja e Metës në katin e katërt tek Kuvendi, fillove të shkoje ku ndodhnin krimet më të tmerrshme. Dhe normal zoti, si për të të lënë me shenjë, sa herë shkoje për ndihmë bandave të krimit në Shkodër, Elbasan dhe Shijak të shkaktonte aksident, që ta merrnin vesh gjithë shqiptarët me çfarë merreshe.

U lodhe o Tao u lodhe, por e zëvendësove Sajmirin vetëm në gjysmën e tij, atë të lidhjes me krimin e organizuar, ndërsa ministër s’të bënë kurrë.

P.S: Këshillë për Taulantin të bërë rilindas, për postin e ministrit mos shko shpesh në darka të rënda me Liderin së bashku me gruan. Të fala Tao.

Nesër mund të kesh edhe më shumë, por më mbajti dorën Zoti, kur kujtoj lotët e tu dhe pecetat që të jepja tek zyra e Presidentit dikur. Mbaji lotët Taulant!

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.