Grushta ndaj liderit të opozitës në Turqi

Lideri i partisë opozitare në Turqi, Partia Republikane Popullore (CHP), Kemal K?l?çdaro?lu, është sulmuar nga një grup i cili protestonte kundër tij gjatë ceremonisë mortore të një martiri që humbi jetën ditë më parë në kufirin Turqi-Irak.

K?l?çdaro?lu vizitoi rrethin Çubuk të kryeqytetit Ankara, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të martirit Yener K?r?kc?, i cili humbi jetën në kufirin Turqi-Irak.

Një grup i cili brohoriste me sloganin “Martirët nuk vdesin, atdheu nuk ndahet, mallkuar qoftë PKK-ja”

Në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën më 31 mars, Partia Demokratike e Popujve (HDP) e cila njihet me afërsinë ndaj organizatës terroriste të PKK-së, në qytetet perëndimore të Turqisë kishte mbështetur kandidatët e CHP-së.

Lideri opozitar i cili mbrohej nga njësia e operacioneve speciale, policia dhe xhandarmëria, pasi u mor nga zona, është dërguar në një shtëpi. Ndërsa përreth shtëpisë u krijua një rreth sigurie.

Më pas ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar arriti në shtëpinë ku ishte vendosur lideri opozitar. Gjithashtu edhe Akar kërkoi nga qytetarët që të qetësohen.

K?l?çdaro?lu pas rreth një ore u nxor nga shtëpia dhe u largua me anë të një automjeti të blinduar. Në të njëjtën kohë forcat e sigurisë morën masa sigurie.

“Janë marrë të gjitha masat e sigurisë në lidhje me K?l?çdaro?lu-n. Janë drejtuar forcat shtesë, tashmë nuk ka problem të sigurisë”, tha Vasip ?ahin, guvernatori i kryeqytetit Ankara.

Prokurori i përgjithshëm i Ankarasë, Yüksel Kocaman, në deklaratën për AA tha se kanë nisur hetim në lidhje me rastin.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.