Grupi kokaina/Lirohet nga burgu Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit

Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, ka dalë nga burgu me liri parakohe me kusht, nga gjyshtari i Gjyaktës së Fierit, Piro Sota, më datë 13/09/2018.

Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’.

Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.

ULJET E DËNIMEVE
1. Ermal Hoxha – 6 vjet e 8 muaj (10 vjet)
2. Ilir Hyseni – 8 vjet (12 vjet)
3. Cezar Avila – 8 vjet (12 vjet)
4. Valter Moreno – 8 vjet (12 vjet)
5. Genci Xhixha – 8 vjet e 8 muaj (13 vjet)
6. Gentian Gjonaj – 7 vite e 8 muaj (11 vjet)
7. Kelmend Dalipi – 7 vite e 4 muaj (11 vjet)
8. Sajmir Batku – 8 vite e 8 muaj (13 vjet)
9. Arjan Dalipi – 7 vite e 4 muaj (10 vjet)

***

Operacioni ‘Xibraka’ u zhvillua katër vite më parë në Elbasan, ku më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 kolumbianë.

Sipas të dhënave nga hetimi, i arrestuari Ilir Hyseni ishte personazhi kryesor që mbulonte sigurimin e drogës jashtë vendit dhe sjelljen e saj në Shqipëri.

Në vijim ishte po ai që survejonte kalimin e saj në vende të Europës, kryesisht në Gjermani. Sipas hetimeve, i arrestuari tjetër i këtij operacioni, Ermal Hoxha, ka pasur rolin e financuesit dhe të financierit.  Ai ishte personi që mbulonte likuidimin e drogës kur hynte në Shqipëri dhe që merrte paratë nga marrësit kur nxirrnin kokainë jashtë vendit.

 

NGJARJA :

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 13 vjet për Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Hoxha. Në total janë kërkuar 126 vjet burg për të akuzuarit.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 126 vite burgim në total për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, i njohur si grupi „Xibraka“.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi konkretisht dënimet, si më poshtë:

  1. I pandehuri Ilir Hyseni të dënohet me 14 vjet burgim
  2. I pandehuri Genci Xhixa të dënohet me 15 vjet burgim
  3. I pandehuri Arjan Dalipi të dënohet me 13 vjet burgim
  4. I pandehuri Cesar Avila të dënohet me 14 vjet burgim
  5. I pandehuri Valter Moreno të dënohet me 14 vjet burgim
  6. I pandehuri Ermal Hoxha të dënohet me 13 vjet burgim
  7. I pandehuri Sajmir Batku të dënohet me 15 vjet burgim
  8. I pandehuri Gentian Gjonaj të dënohet me 14 vjet burgim
  9. I pandehuri Kelmend Dalipi të dënohet me 14 vjet burgim

Në datën 17.12.2014, ka mbërritur në Prokurorinë për Krime të Rënda një informacion nga ana e autoriteteve gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.  Në datën 18.12.2014, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal nr.335 për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton e provuar se të pandehurit kanë krijuar  një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë.

Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.

Prania e kokainës në një sërë lëndësh që ndodheshin të depozituara në enë, shishe qelqi, qese, kontenierë etj, të sekuestruara në magazinë, siç u përshkrua në mënyrë të detajuar më lart, provon plotësisht se në magazinën në Xibrakë ishte ngritur një laborator për ekstraktimin e kokainës nga lënda ku ishte fshehur më parë, me qëllim kalimin me lehtësi të kontrolleve në pikat doganore.

Akuza

Mes 9 të arrestuarve është edhe edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, akuzuar për “Trafik droge” dhe pjesë e “grupit të strukturuar kriminal”.

Loading...

Nipi i Enver Hoxhës u arrestua pasi më parë ishte filmuar nga agjentët e policisë në laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit.

Ai kishte vizituar vendin ku përpunohej pluhuri i bardhë dhe kjo e ka implikuar. Në shtëpinë e vjehrrit në Durrës, u gjendur edhe automjeti i tij tip “Volvo” me ngjyrë blu, e cili iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga ana e specialistëve të antidrogës.

Dosja e Prokurorisë për Krimet e Rënda

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda thuhet se ka nisur në bazë të një informacioni të mbërritur në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme në datë 17.12.2014 nga ana e autoriteteve gjyqësore gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të lëndëve narkotike. Ky informacion iu përcoll Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila në dt. 18.12.2014, regjistroi me iniciativë (kryesisht) procedimin penal për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe vijoi hetimet lidhur me personat e dyshuar si të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal.

Në bazë të të dhënave të përfituara gjatë hetimeve paraprake, të zhvilluara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në datë 14.01.2015, prokuroria njofton se u organizua operacioni për arrestimin në flagrancë të disa shtetasve, të cilët gjendeshin në ambjentet e një ish-magazine, e cila rezultoi që ishte shndërruar nga të dyshuarit në një laborator për përpunimin e lëndës narkotike të llojit kokainë. Po ashtu, në vijim të operacionit, në bazë të të dhënave të përftuara gjatë hetimeve paraprake të Prokurorisë për Krime të Rënda, u arrestuan edhe disa persona të tjerë në zona të ndryshme, në total u arrestuan 9 persona.

“Në bazë të veprimeve paraprake dhe provave materiale të zbuluara gjatë operacionit, personat e arrestuar, dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprave penale të “trafikimit të narkotikëve”, të mbetur në tentativë, “prodhimit dhe fabrikimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope, “prodhimit, tregtimit dhe përdorimit të paligjshëm të prekursorëve”, “mbajtjes, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike” si dhe “grupit të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 283/a-22, 284/c, 284/ç, 285 dhe 333/a. Ndërkohë, dy prej tyre akuzohen edhe për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” të parashikuar nga nenet 278/2 dhe 278/4 të Kodit Penal. Në bazë të të dhënave të siguruara deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për 9 personat”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të akuzuarit:

1. Ilir Hyseni
2. Gentian Gjonaj
3. Kelmend Dalipi
4. Arjan Dalipi
5. Sajmir Batku
6. Ermal Hoxha
7. Kastriot Imeri
8. Cesar Avila
9. Valther Moreno

***

Prokuroria për Krimet e Rënda ka krijuar dyshimet e para mbi rolet e të arrestuarve nga operacioni policor që zbuloi të mërkurën një laborator të drogave të forta në Xibrakë të Elbasanit.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal me role të ndara. Burime të Prokurorisë bënë me dije se i arrestuari Ilir Hyseni realizonte kontaktet me furnitorët dhe blerësit fundorë në Gjermani.

I arrestuari Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, dyshohet se siguronte mjetet financiare. 
Pjesa tjetër e të arrestuarve dyshohet të jenë korrierë, ndihmës dhe bashkëpunëtorë të niveleve më të ulëta. 
Burime pranë organit të akuzës konfirmuan që grupi i trafikut ka të paktën një vit që vepron në Shqipëri, por aktiviteti i dy muajve të fundit është monitoruar.

Sipas të dhënave nga hetimi, i arrestuari Ilir Hyseni është personazhi kryesor që mbulonte sigurimin e drogës jashtë vendit dhe sjelljen e saj në Shqipëri.

Në vijim ishte po ai që survejonte kalimin e saj në vende të Europës, kryesisht në Gjermani. Sipas hetimeve, i arrestuari tjetër i këtij operacioni, Ermal Hoxha, ka pasur rolin e financuesit dhe të financierit. 
Ai dyshohet se ishte personi që mbulonte likuidimin e drogës kur hynte në Shqipëri dhe që merrte paratë nga marrësit kur nxirrnin kokainë jashtë vendit.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.