Grupi “Bajri” del sot në gjyq te Krimet e Rënda. Kreu i bandës në kërkim…

Gjykata e Krimeve të Rënda do të konfirmojë sot në orën 14:00 masat e sigurisë, të dhëna në mungesë për 9 anëtarët e grupit “Bajri”, që u arrestuan gjatë operacionit “Oaz” në Tiranë, Shkodër e Roterdam të Holandës.


 

 

Njoftimet u bënë dje nga Gjykata në Drejtorinë e Policisë e komisariatet ku po mbahen të arrestuarit, si dhe në burgun e “Shën Kollit”, në Lezhë, ku ndodhen 3 pjesëtarët e tjerë të grupit, të cilët u arrestuan në fillim të shtatorit në Shkodër.

Kreu i këtij grupi, Enver Bajri, i cili konsiderohet si personi më i rrezikshëm, jo vetëm nga Policia shqiptare, por edhe ajo belge, po kërkohet aktualisht në tri shtete

Te arrestuar 

1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

Loading...

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit:

E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.

GRUPI 

Burime nga grupi hetimor thanë se grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në Europë.

Ndërsa paratë e fituara nga ky aktivitet i investonin brenda vendit. Nga ana tjetër, burimet thonë se për disa nga veprat penale, për të cilat ata akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dyshohen edhe nga Policia belge, kryesisht për pengmarrje, gjobëvënie, madje edhe vrasje, ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë e zhvillojnë aktivitetin atje.

AKUZAT 

Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash.

Sipas Prokurorisë, deri tani është e provuar akuza e vrasjes për dy raste. E para, është vrasja e 15-vjeçares Fabiola Bajri, bashkëjetuese e njërit prej të dyshuarve. Vrasja e saj u raportua si vetëvrasje 20 vjet më parë, edhe pse e mitura ishte qëlluar me një plumb, ndërsa edhe pas të shtënave, arma u gjet me fishekë gati për qitje.

Krimi i dytë dyshohet se është kryer për shkaqe banale, me të njëjtën armë që ishte ekzekutuar 15-vjeçarja.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.