Sipas Berishës, negociatori thotë se janë kërcënuar nga kryetari i grupit që merr urdhra nga ministri Bushati dhe kryeministri Rama, që të shikojnë interesat e palës greke.

Në mesazhin e tij thuhet se nga marrëveshja Greqia fiton së paku 820 km katror det në raport me Shqipërinë dhe të gjithë zonën ekonomike naftëmbajtëse dhe gazmbajtëse të Detit Jon pasi ajo azheron në dëm të zonës sonë ekonomike ujrat territoriale nga 6 ne 12 milje duke na lënë ne rërën dhe marrë për vete triliona metër kub gaz.

Mesazhi i plotë i negociatorit drejtuar Berishës:

“Përshendetje zoti Berisha,

Jam anëtar i grupit negociator për marrëveshjen e detit me Greqinë. Së pari dua t’iu informoj se marrëveshja e përfunduar është marrëveshja e shitjes apo faljes së detit. Kjo marrëveshje është projekti grek për të cilin nuk ka patur asnjë negociatë sepse pala greke nuk ka pranuar të zhvillojë asnjë negociatë. Në takimin e parv pala greke na vuri para faktit të kryer dhe na dorëzoi marrëveshjen të cilën ajo e quajti të panegociueshme..

Kërkesës sime dhe tre anëtarëve të tjerë të grupit për të mos pranuar një marrëveshje të panegociueshme kryetari i grupit Armand Skapi i është përgjigjur me kërcënime ndaj nesh duke folur në emër të ministrit dhe vetë kryeministrit. Ky njeri së bashku me Meçollarin silleshin sikur përfaqësonin palën greke dhe Shqipërinë. Para kësaj situate dhe konstatimit se me këtë marrëveshje të imponuar nga pala tjetër krahasuar me marrëveshjen e mëparshme, Greqia fiton së paku 820 km katror det në raport me Shqipërinë dhe të gjithë zonën ekonomike naftëmbajtëse dhe gazmbajtëse të Detit Jon pasi ajo azheron në dëm të zonës sonë ekonomike ujrat territoriale nga 6 ne 12 milje duke na lënë ne rërën dhe marrë për vete triliona metër kub gaz.

Loading...

Përveçse pala greke e quajti projektin që dorëzoi të panegociueshëm ajo kërkon preras nga ne të mos shqipërojmë kategorikisht fjalën ‘Ekiti’, ndërkohë që përdorimi i parimit të ekitise është një nga kërkesat themelore të vendimit te Gjykatës Kushtetuese, madje edhe shkaku më kryesor i rrëzimit të marrëveshjes tuaj.

Para kësaj situate disa anëtarë të ekipit negociator kanë shprehur mosaprovim të plotë për këtë qëndrim dhe kanë informuar me shkrim ministrat e Jashtem, të Brendshëm, të Mbrojtjes dhe vetë Kryeministrin.

Përgjigja e vetme ka qenë kërcënimi i hapur nga Skapi në emër të tyre për largimin nga puna dhe kërcënime të tjera prej banditi duke aluduar edhe për jeten tonë, të fëmijëve dhe familjeve tona.

Në marrëveshjen e panegociueshme të dorëzuar nga pala greke ishulli Othon merr fuqi të plotë njëlloj si vetë ishulli i Korfuzit si për ujërat territoriale ashtu edhe për zonën ekonomike.

Gjithashtu ju njoftoj se programi i blerë 180 mijë Euro për futjen e të dhënave dhe për të bërë përllogaritjet nuk është përdorur asnjeherë sepse projekti i marrëveshjes së palës greke nuk mund të diskutohej. Pavarësisht nga të gjitha këto ne na u kërkua nga vetë kryeministri Rama që në takimin e dytë të cilin pala greke e shpalli të fundit f të dorëzonim të firmosur marrvëshjen e faljes së detit Greqisë .Ju lutem të më ruani anonimatin, e kuptoni vetë arsyen.”