Gratë në Arabinë Saudite lejohen për herë të parë të shkojnë në stadium

- Kuriozitete, Lajme
0

Për herë të parë në histori, Arabia Saudite lejoi gratë të shihnin një ndeshje futbolli lokale, e cila u zhvillua në qytetin e Jeddah.

Gratë u lejuan të hyjnë në stadium nëpërmjet “biletave familjare” dhe në zonën e stadiumit ku qëndrojnë familjarë, si pjesë e lehtësimit të rregullave strikte mbi ndarjen gjinore.

Prania e grave shënoi një moment të rëndësishëm për vendin ultra-konservator musliman dhe ndoqi një sërë reformash që synonin modernizimin e Mbretërisë. Të ashtuquajturat “seksione familjare” u krijuan për të mbajtur gratë të ndara nga turmat vetëm për meshkuj, ndërsa stadiumi u pajisën gjithashtu me zonat e lutjes femërore dhe banjot.

“Seksionet familjare” gjithashtu lejonin çiftet e martuara, të afërmit e drejtpërdrejtë dhe grupet e miqve të uleshin së bashku.

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *