Goditje dyfishe/ Vllaznia nënshkruan me dy mbrojtës

Gjashtë muaj kontratë mes klubit kuqeblu dhe mbrojtësit Renato Malota. Ky i fundit ka hedhur të zezën mbi të bardhë pak minuta më parë dhe nga nesër do të bashkohet me skuadrën në Ulqin, aty ku po kryhet faza përgatitore nga trajneri Ernest Gjoka dhe stafi i tij.

Është klubi shkodran që njofton lidhjen e kontratës mes palëve, teksa pak minuta më parë qendërmbrojtësi lezhjan pohoi se mundësinë e vetme në Shqipëri kishte Vllazninë, skuadër që pati kontaktuar sapo u largua nga Partizani.

Loading...

Kështu, deri në fund të sezonit shtatlartin që ka luajtur për Dinamon, Kukësin dhe Partizanin do ta shohim te Vllaznia. Për sezonin e ardhshëm palët do të ulen sërish të diskutojnë.

 

Mbrojtësi tjetër është Ergis Merssini i cili do të mbulojë krahun e majtë të mbrojtjes.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.