Gjykimi publik i renegatëve bëhet me votë, jo me bojë as me gurë

Nga Ylli Manjani

Cilido që e ka kurdisur dhe realizuar bojatisjen e Ralf Gjonit tek dera e shtëpisë ka bërë shumë keq! Nuk mund të pranohet kjo gjë në një shoqëri demokratike!

Të kuptohemi, nuk e mbështes në asnjë sekondë gjestin e Ralfit dhe të të tjerëve që pranuan të jenë fasada e pushtetit dhe oksigjeni politik i qeverisë moniste.

Aq më pak e pranoj Ralfin dhe të tjerët si ai, si zëvendësues të opozitës, medemek ‘opozita e re’, apo edhe më keq akoma ta pranoj Ralfin si ‘masterin e stabilitetit’ politik. Me këtë të fundit vetëm mund të qesh.

Nuk kam qenë dakord as me të rinjtë e FRESH (nën drejtimin e Spiropalit) në 2013-tën kur i shkuan tek shtëpia e Kastriot Islamit dhe bërtisnin ‘këtu banon tradhtari’.

Këtë sjellje damkosëse në publik me bojë e thirrje histerike e bëri rinia Naziste kur shkruanin tek dera ‘Verräter’. Këto sjellje i kemi parë edhe në kohën e diktaturës së proletariatit, kur bëheshin gjyqe popullore.

Ndaj s’mund ta pranoj kurrë si sjellje normale! Njerëzit duhen pranuar ashtu siç janë, me të mirat e të këqijat e tyre.

Mendimi, fjala dhe zgjedhja në shoqërinë demokratike janë liri të garantuara. Gjykimi publik bëhet me votë, jo me bojë as me gurë. Nëse njerëzve nuk u skuqet faqja, nuk ndihmon boja…

Kultura e damkosjes duhet t’i përkasë të shkuarës, pavarësisht se shumë njerëzve mund t’u pëlqejë kjo gjë.

Nëse nuk e ndalojmë këtë gjë, në fund humbasim të gjithë…

Dhe më në fund fare, nuk mendoj se ja vlen të merremi më me ta, por me krizën më të thellë politike që po kalojmë!

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.