Gjykata e Durrësit lë në burg Astrit Keçin, “TE FORTIN E SHIJAKUT”

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge

Gjykata e Durrësit ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë, për miratimin e arrestimit të përkohshëm, ndaj shtetasit Astrit Keçi, për qëllim ekstradimi për shkak të dënimit të dhënën në ngarkim të tij me vendimin penal të Gjykatës së Apelit Milano me të cilin është dënuar me 30 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Organizatë Kriminale me qëllim Trafikimi i lëndëve narkotikëve”.

Pasi u njoh me akuzën trupi gjykues në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura caktoi masën “arrest me burg” me qëllim ekstradimi.

Astrit Keçi u arrestua nga policia tre ditë me parë për llogari të shtetit italian pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Lajmi për arrestimin e tij u bë publik sot. Astrit Keçi dhe Shkëlqim Sufja ishin persona në kërkim nga policia italiane prej vitit 2006, pasi akuzohen për trafik droge.

Gjatë një operacioni në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe atë italiane, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tyre në Durrës dhe Lezhë.

Mësohet se Astrit Keci dhe Shkëlqim Sufja, prej vitesh fshiheshin në Shqipëri, por pas një hetimi të koordinuar me policinë e Triestes, Zyrën ndërlidhëse të Policisë shqiptare në Bari dhe Shërbimin Policor të bashkëpunimit Ndërkombëtar, u arrit të zbulohej vendndodhja e tyre.

Keci dhe Sufja ishin në krye të grupit “Keci” që operonte në Shijak dhe që është konsideruar si një nga organizatat kryesore të trafikut të drogës. Astrit Keçi është i afërm i Durim Keçit, i ashtuquajturi “i forti i Shijakut”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.