Gjiknuri e Balla, në përgjime duke kërcënuar anëtarët e KQZ/ Basha paralajmëron Ramën: Do arrestohesh…

Lulzim Basha, kryetar i PD-së, nga Berati, ka bërë një tjetër denoncim të fortë në drejtim të Taulant Ballës dhe Damian Gjiknurit, duke i akuzuar këta të fundit se kanë kërcënuar anëtarët e KQZ-së me qëllim që këta të fundit të bëhen palë në manipulimin e zgjedhjeve.

Basha tha se Balla dhe Gjiknuri janë kapur në tabulate duke kërcënuar anëtarët e KQZ-së, dhe se këto tabulate tashmë u janë dërguar ndërkombëtarëve.

“Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla, tabulatet telefonike ku ju kërcënoni anëtarët e KQZ-së tashmë u janë çuar ndërkombëtarëve dhe jeni të survejuar.

Nuk keni asnjë shans të kryeni grushtin e shtetit.

Tërhiquni sa nuk është vonë, ndryshe Kushtetuta dhe Sovrani do t’ju gjykojnë.

Drejtësia e re do ju japë dënimin e merituar me ligj”, tha Basha.

Ndërkohë, ai pati një paralajmërim të fortë në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe çdokujt që do të tentojë të konsumojë një grusht shteti, sikundër e cilësoi ai procesin e zgjedhjeve më 30 qershor.

“Kam një paralajmërim të fortë për atë që është gati të kryejë veprën penale të grushtit të shtetit. Asnjë shqiptar nuk e kursen veten e tij për liri e demokraci, unë i pari.

Nëse tentoni të realizoni grushtin e shtetit do të ju arrestojmë, do të ju çojmë para drejtësisë. Nuk keni asnjë shans për të kryer grushtin e shtetit.

Tërhiquni sa nuk është vonë, ndryshe kushtetuta dhe sovrani do të ju dënojnë. Do tu jepet dënimi i merituar siç parashikon ligji i shtetit”, tha Basha.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.