Gjeneral Lleshi “diskriminon” policët bark derra!

“Ministri” aktual i Brendshem,  Sander Lleshi ka miratuar një shkrese ku jepen udhezimet per policinë e shtetit.

Sandër Lleshi është emëruar prej pak ditësh në krye të ministrisë së Brendshme dhe menjëherë ra në sy për urdhrat disi të “çuditshëm” dhe të pazakontë deri më tani, për funksionimin e brendshëm të ministrisë.

Pasi kërkoi që të gjithë punonjësit të mos frekuentonin ambientet publike, kafet e restorantet apo qendrat tregtare në orarin e punës, pa lejen e eprorit, një tjetër urdhër i çuditshëm i ministrit është zbuluar ditët e fundit.

Loading...

Teksa kërkon raportim çdo ditë në orën 8:20 (kërkesë tepër normale) si dhe kontrollin estetik të punonjësve të policisë, përfshirë edhe pastërtinë e uniformës së tyre, ajo që  bie në sy në një shkresë të publikuar nga NewsBomb, është pika 8.

Në të thuhet që punonjësit e policisë mbi peshë (barkëderra), të shmangen nga shërbimi në ambientet e dukshme.

Nuk dihet nëse kjo është një prej kërkesave reale të shkruara dhe miratuara nga Lleshajdhe vartësit e tij, apo thjeshtë një shaka pa kripë e ndonjërit prej punonjësve.

Në të thuhet që punonjësit e policisë mbi peshë (barkëderra), të shmangen nga shërbimi në ambientet e dukshme.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.