Gjenden 16 predha luftarake në Elbasan, banorët frikësohen

16 predha luftarake janë zbuluar ditën e sotme në Elbasan, me një gjatësi prej 50 cm.

Ato u gjendën rastësisht nga një kompani e  mirëmbajtjes, në afërsi të gjases “Kongresi i Elbasanit”.

“Balkanweb” shkruan se fadromisti i kompanisë që po zbaton projektin, gjatë gërmimeve ka konstatuar ekzistencën e predhave luftarake në thellësi të bazamentit të rrugës në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, para hyrjes së godinës së një prej rroba esivë më të njohura të këtij qyteti.

Gjatësia e predhave luftarake sipas dëshmitarëve shkon rreth 50 cm, dhe aktualisht 9 prej tyre janë të ekspozuara në diell. Por temperaturat e larta që mbizotërojnë gjatë këtyre ditëve, janë rrezik potencial për shpërthimin e tyre dhe shkaktimin e një tragjedie të mundshme.

Autoritetet kompetente kanë neglizhuar evadimin e tyre prej të paktën 48 orësh dhe deri tani kanë larguar vetëm 6-7 predha.

Banorët theksojnë se paniku është i madh sepse një pakujdesi mund të shkaktojë shpërthimin e tyre. Nuk ka ende një njoftim zyrtar për zbulimin e tyre dhe kohës kur mund të jenë groposur aty.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.