Gërmadhat provinciale, që qeverisin dhe urrejnë Tiranën!!!

Petrit Vasili

Tirana është një e tërë.

Tirana ka qenë dhe mbetet përfaqësuese e atyre standardeve shoqërore, intelektuale dhe morale, që e lëvizin përpara vendin.

Ç’janë këta kaqola, që na e shpifën me këto numra idiotësh jo 200 mijë andej po 800 mijë këndej.

Këta gjithë ditën kanë pjesë të broçkullave të tyre krahasimin me Romën, Parisin, Londrën, Vjenën, Barcelonen etj., etj.

Po kanë a dëgjuar këta kaqolët tanë ndonjëherë, që ata burra e gra të mençur dhe pa komplekse, që i drejtojnë ato qytete ti ndajnë qytetet e tyre në: kaq mijë njerez na duhen dhe kaq nuk na duhen.

Idiotësira të tilla vetëm këta tanët në Tiranë mund ti nxjerrin nga goja.

Këta ‘budallenjtë’ e Europës restaurojnë me merak e dashuri çdo metër mur apo ndërtesë, që mban gjallë memorien, kulturën e trashëguar dhe korpusin e vlerave intelektuale.

Ndërsa këta bulimistët politikë, që qeverisin Tiranën shkatërrojnë, e shkatërrojnë, e shkatërrojnë me histeri të papërmbajtur.

Këta të kompleksuarit tanë vuajnë dhe nuk shërojnë dot provincializmin e tyre arkaik, pa ngjyrë, pa moral dhe plot urrejtje për Tiranën nuk bëhen e nuk bëhen dot qytetarë të saj.

Këta duke u hakmarrë ndaj Tiranës dhe duke shkatërruar trashëgiminë e saj u duket sikur do shërojnë e qetësojnë komplekset e inferioritet e tyre pa ditur se po i thellojnë ato.

Ndaj Tirana i përbuz këta dhe përbuzjen nuk e përcaktojnë numrat, por gërmadhat provinciale të cilat Tirana i bluan i flak dhe vetëpastrohet prej tyre siç ka bërë në dhjetëra e dhjetëra vjet, nga ku ka dalë më e shndritshme dhe më e fortë, por edhe me e pastër…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.