Genc Sejko financon një memorial për Ardit Gjoklajn

Ardit Gjoklaj ishte vetëm 17 vjeç kur u gjend i vrarë në landfillim e Sharrës, atje ku punonte për të siguruar paratë e librave të shkollës.

Një ngjarje tronditëse e para 3 viteve, për të cilën gishti i akuzës është drejtuar ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj, edhe pse ky i fundit asnjëherë nuk u hetua për vrasjen e 17-vjeçarit.

Sot Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) filluan të përgatisin procedurat e aplikimit në Bashkinë Tirane në emër të Genc Sejkos, i njohur si “njeriu i memeve” për të vendosur në sheshin Skënderbej memorialin e Ardit Gjoklajt.

Kërkesa vjen në një kohë kur nga Bashkia e Tiranës u vendos një memorial i ushtarëve turq, të vrarë 3 vjet më parë, në grushtin e dështuar të shtetit.

“Sapo kontaktova me Avokati Altin Goxhaj i cili nëpërmjet studios së tij ligjore do të bëj aplikimin për vendosjen në sheshin Skënderbej të një memoriali kushtuar Ardit Gjoklajt.

Kemi besim të plotë se Bashkia Tiranë dhe Kryetari Veliaj do ta mbështesin një nisëm të tillë. ‘Tirana ka vend për të gjithë’ tha para dy ditësh zoti Veliaj. Prandaj jam i sigurt se Tirana do gjejë vend edhe për Ardit Gjoklajn

Sapo kontaktova me Avokati Altin Goxhaj i cili nëpërmjet studios së tij ligjore do të bëj aplikimin për vendosjen në sheshin Skënderbej të një memoriali kushtuar Ardit Gjoklajt.

Kemi besim të plotë se Bashkia Tiranë dhe Kryetari Veliaj do ta mbështesin një nisëm të tillë. ‘Tirana ka vend për të gjithë’ tha para dy ditësh zoti Veliaj. Prandaj jam i sigurt se Tirana do gjejë vend edhe për Ardit Gjoklajn”, shkruan Sejko në rrjetet sociale.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.