Gazetarja që tërboi Ramën dhe braktisi konferencën e shtypit feston 25-vjetorin, merr urimin më të veçantë në jetën e saj
Ambrozia Meta është gazetarja e re në moshë dhe profesion, e cila ka rënë në sy menjëherë në median shqiptare, pas pyetjeve me spec dhe të sikletshme që i ka bërë herë pas here kryeministrit Edi Rama por edhe politikanëve të tjerë, duke i lënë ata pa fjalë dhe deri diku, edhe të gozhduar.
Ditën e sotme ajo festoi 25-vjetorin e lindjes, e s’mund të ishte në asnjë vend tjetër veçse në zyrë e në krye të detyrës.
Kolegët e saj të “Fax News” nuk kanë nguruar ta urojnë në këtë ditë të veçantë e t’i dhurojnë asaj edhe një tortë simbolike.
Në tortën në të cilën ishte vënë numri 1, shkruhej:
Edhe 100 Kryeministra, nga stafi”.
Një urim i veçantë dhe kuptimplotë për të renë, e cila shpresojmë të mbahet mend gjatë në median shqiptare.