Gazetari:Lleshajt ndoshta i duket shteti si loje kalamajsh, ku me i zoti eshte ai qe sperkat tjetrin me gaz

Klodian Tomorri

Rilindesit nuk rreshtin asnjehere se te surprizuari me aftesine e tyre unike shtetndertuese.

Merr qeveria informacion se i kercenohet jeta liderit te Opozites dhe (nese eshte e vertete) ne vend qe te alarmohet e te ngreje shtetin ne kembe, con ministrin e brendshem te pije cigare me bodyguardin e Bashes.

Ma merr mendja duke dredhur cigaren, Lleshaj i ka thene truprojes dhe shoferit te Bashes kur te keni naj rruge per ne Jug, bjerini nga Ndroqi, jo nga autostrada se kemi ca info se mund t’ju dale ndonjeri me kallash para.

Po mire, ministrit te brendshem ndoshta i duket shteti si loje kalamajsh, ku me i zoti eshte ai qe sperkat tjetrin me gaz. Por keto institucionet tona, vlejne per ndonje gje?

Qeverite perballen me skandale dhe situata te veshtira kudo. Por ne ka nje gje qe nuk do e donte asnjera, eshte pikerisht te jene ne kete situate: ku t’i kercenohet jeta liderit te opozites. Dikush duhet t’i thoje mister Kimikut se nuk eshte loje me zorra gazi kjo. 🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.