Gazetari: Po me Librazhdin ç’patët? Me Taulantin bëni ç’të doni

Nga Osman Stafa

Po me Librazhdin ç’patët? Me Taulantin bëni ç’të doni!

Loading...

Prej ditesh kam pare qe deputetit Taulant Balla, i vendosin etiketime “Taulanti i Librazhdit, kur u be Taulanti nga Librazhdi”, etj etiketime per Librazhdin.

Duhet te dini qe ne Librazhd jane njerezit me paqesore dhe puntore te mundshem, qe nuk bezdisin dhe shqetesojne njeri. Jane ne hall te tyre, i themi ne. Gjithe jeten e tyre jane marre me emigrimin, keshtu i kane rritur femijet, i kane shkolluar, kane ndertuar shtepite!

Nuk kane fituar asgje nga politika. Eshte nje zone ne te cilen shteti nuk ka bere asgje. Shume fshatra nuk kane rruge, nuk eshte investuar, nderkohe jane taksapagues te rregullt te cdo “takse” qe u ka vendosur shteti. E vetmja gje qe merren banoret eshte bujqesia.

E cfare keni atehere me Librazhdin qe doni t’ia vishni nje deputeti si per ofendim? Me deputetin beni c’te doni, por per Librazhdin, si qytet dhe per njerezit e ndershem atje, tregoni respekt.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.