Gazetari nxjerr zbuluar Berishën/ Doktor të kanë futur në qorrsokak

Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka reagur lidhur mbi videon e publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha,  gjatë ditës së sotme.

Në video shihet Vangjush Dako me Avdylajt, ndërsa Hoxha hedh poshtë deklaratat e këtij të fundit i cili më herët ishte shprehur se nuk e kishte takuar asnjëherë Astrit Avdylajn.

Por kësaj “tymnaje” duket se i ka dhënë tjetër drejtim gazetari Hoxha i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se në video nuk duket as Dako dhe as Avylaj, ndërsa saktëson se kjo është dreka e shtabit elektoral te PS-së bashkë me kontribuesit lokalë të fushatës, e shtruar te vendi i quajtur Kodra e Kuajve në Shkallnuer.

Postimi i plotë

Deri tani e kishim degjuar Dakon me Avdylet vetem me audio, pra me ze, dhe sapo u shpernda lajmi se Doktori e kishte kapur dhe me video, pra me figure, me ne fund thame se u kompletua mozaiku. S’ka nga shkon tashme Gjushi, u kap me ze e figure. Por sapo hapa videon per dreq asnjeri prej Avdyleve nuk dukej ne tavoline. Ta kishin ngaterruar Astrit Avdylin me Celen e OSHEE-se, me Jurgen Cyrbjen deputetin e PS-se, kryetarin lokal te PS-se, drejtorin e gjelberimit, komisionere dhe kontribues te tjere lokale te PS-se?!!!!
S’ka mundesi?!!! Doktori s’para ben keshtu gabimesh kollaj😂😂😂😂😂…
Ose ai qe ia ka derguar ka dashur ta fus ne qorrsokak Doktorin, ose Doktori ka ngaterruar videon dhe ne vend te asaj te Gjushit me Avdylajt, ka nisur videon e Gjushit me shtabin e PS-se?!!!!
Doktor, zamet e ke, kontrolloje dhe njehere memorien se mos e ke ngaterruar gabimisht videon, se rreth e rrotull ke plot njeres qe i njohin nga afer Avdylajt.
Jo per gje po mezi po presim ta shohim Gjushin me Avdylajt edhe me ze edhe me figure..

Ne video: Dreka e shtabit elektoral te PS-se bashke me kontribuesit lokale te fushates, e shtruar te vendi i quajtur Kodra e Kuajeve ne Shkallnuer…

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.