Gazetari ka ditëlindjen, Rama bën gjestin SURPRIZE!

Një surprizë nga kryeministri Edi Rama.

Gazetari Enrik Mehmeti ka marrë një urim të veçantë në 32-vjetorin e lindjes. Është kryeministri Edi Rama i cili i ka dedikuar një urim special, përmes një video-mesazhi. Urimin gazetari e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“Sapo më erdhi ky urim surprizë nga Kryeministri Edi Rama!

Vlerësoj çdo urim nga secili prej juve miqtë e mi, sepse edhe një minutë i shpenzuar për një telefonatë, mesazh, postim apo videomesazh është një shenjë që më vlerësoni. Përqafime për të gjithë!”, shkruan gazetari teksa poston më tej videon.

Loading...

“Enrik edhe 100, 32, dhe 32, dhe 32, edhe pastaj edhe 32 të tjera. Tamam vlonjat  i fortë, i paepur dhe patjetër rilindas. Të përqafoj”, – thotë kryeministri në video-mesazhin e urimit për gazetarin Enrik Mehmeti.

Kryeministri Edi Rama ka raporte jo fort të mira me mediat dhe gazetarët, ku në deklarata të ashpra ka ulur integritetin e tyre dhe i ka quajtur mediat kazan. Por ky urim, mbetet një surprizë jo vetëm për Enrikun, por me shumë gjasë surprizon të gjithë gazetarët, dhe jo vetëm. Të jetë kjo një shenjë paqeje me mediat?!

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.