Gazetari i ‘Bild’: Do publikoj përgjime të reja për bosat që blejnë vota për PS-në

Gazetari gjerman i ‘Bild’, Peter Tiede, i njohur për shkak të publikimit të dhjetëra përgjimeve ka folur sonte në ‘A show‘ në News 24.

Në një lidhje ‘Skype’ Tiede tha se puna e tij nuk ka të bëjë me opozitën ashtu siç është akuzuar nga kryeministri shqiptar por se është çështje gazetarie, detyrë e tij.

‘Nuk ka të bëjë me opozitën. Është çështje gazetarie. Kjo është detyra ime’, tha Tiede.

Po kështu gazetari i ‘Bild’ paralajmëroi publikime të tjera për Shqipërinë.

‘Kam shumë gjëra sigurisht. Po do publikoj diçka tjetër për bosat e bandave kriminale që blejnë vota për PS-në’, tha ndër të tjera i Bild, duke falënderuar në shqip.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.