Gazetari: Futbolli është në pritje që atij ti mërzitet ‘presidentllëku’

Një temë e nxehtë në futbollin shqiptarë është edhe zgjedhja e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi zgjedhje janë pas një muaji, ndërsa edne nuk dihet se kush do të jetë përballë Armando Dukës, kreut aktual të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gazetari Mentor Kikia nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka krahas fotos së Dukës ka shkruar se “ky do të jetë sërish presidenti I FSHF-së”, duke shtuar se ai me anë të një mekanizmi garanton rizgjedhjen në krye të FSHF-së.

POSTIMI I PLOTË:

Ky do që të jetë sërish president i FSHF-së

Eshtë zgjedhur që në 2002 në krye të futbollit shqiptar. Që atëherë ka ndërtuar një mekanizëm shoqatash e presidentësh klubesh, që i garanton rizgjedhjen e përhershme si president i Federatës së Futbollit. Herën e fundit, madje, nuk pati as rival. U bënë zgjedhje me një kandidat. Askush nuk e mori mundimin të kandidonte përballë një njeriu që kontrollon çdo gjë. Pas një muaji janë zgjedhjet e tjera dhe ai do të kandidojë sërish.
Futbolli është në pritje që atij ti mërzitet “presidentllëku”…

(B.H/Faxweb)

Loading...

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.