Gazeta e Vatikanit shkrim për Shqipërinë : Komision hetimor për presidentin Meta

Sipas Radio Vatikanit, ‘Parlamenti shqiptar miratoi dje me 101 vota pro dhe vetëm 6 kundër (nga 140 të mundshmet, pasi aq janë anëtarët e tij), krijimin e një Komisioni të veçantë Hetimor për shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës, Ilir Meta. Lajmi i dhënë nga shumë media të botës, pasqyrohet edhe në gazetën zyrtare të Vatikanit ‘L’Osservatore Romano’.

Nisma e shumicës socialiste të Rames, e mbështetur edhe nga përfaqësuesit e opozitës që u futen ne kuvend, erdhi si përgjigje ndaj vendimit të 10 qershorit të kreut të shtetit për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale, të cilat, gjithsesi, u mbajtën më 30 qershor, siç parashikohej. Sipas shumicës, dekreti Meta ‘është shkelje e hapur e Kushtetutës’.

Vetë kryeministri e quajti atë ‘burim të paqëndrueshmërisë politike dhe institucionale, i rrezikshëm për shoqërinë’, duke hedhur tezën se Presidenti i Republikës është vënë ‘në krye të veprimtarisë së opozitës për të penguar zgjedhjet administrative dhe fillimin e negociatave të integrimit në Bashkimin Evropian’.

Në këto kushte, vijon të citojë gazeta kryeministrin Rama, ‘parlamenti nuk mund të mbyllë sytë para kësaj situate, prandaj, shkarkimi i Metës është masë e detyrueshme’.

Nga ana e tij, presidenti Meta i parapriu sesionit të mbrëmjes së djeshme me një deklaratë të gjatë, në të cilën përsëriti se dekreti për anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit ‘është akoma i vlefshëm’, prandaj votimet ‘janë të paligjshme’. Komisioni Hetimor ka tre muaj kohë, për të paraqitur në parlament një raport të hollësishëm për çështjen.

Megjithatë, fjala e fundit i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet ta miratojë ose ta hedhë poshtë vendimin për shkarkimin nga detyra të kreut të shtetit, përfundon lajmin gazeta e Vatikanit, ‘L’Osservatore Romano’.’

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.