Gabimet e Rudina Hajdarit sot në Kuvend

E emocionuar me plot gabime ishte fjala e Rudina Hajdarit sot në Kuvend. Ky ishte fjalimi i saj i parë në Kuvend, pas vendimit të saj kundër grupit të PD-së, për të mos hequr dorë nga mandati i deputetit.

Herë pas here ajo ulte kokën dhe lexonte në letër ç’kish shkruar, por prapë emocionet e kanë “mbytur” duke bërë që Rudina të harronte fjalët dhe të ngatërrohej.

Dhe në fakt kjo nuk është hera e parë që Rudina ngatërron fjalët në Kuvend dhe jo vetëm, këtë gjë e ka bërë edhe herë të tjerë.

“Ky model i vjetër politik që nuk do t’ia dijë për të ardhmen e të rinjtë duhet të marrë fund. Kjo politikë e mbrapshtë e ekstremiteteve dhe ushqyer nga korrupsioni na ka sjellë në këtë situatë të pazakontë. Nuk ndërtuam kurrë kulturën demokratike. Dorëzimi i mandateve për të shpejtuar një kalim të pushtetit nuk është gjë tjetër vetëm përshkallëzim ekstrem i sjelljes politike të këtyre mbi 20 viteve”, – tha Rudina sot në Kuvend ndër të tjera.

Rudina Hajdari, vajza e deputetit të ndjerë Azem Hajdari, doli në kundërshti me vendimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, dhe kryetares së LSi-së Monika Kryemadhi e aleatëve të djathtë dhe nuk hoqi dorë nga mandati i saj si deputete e Kuvendit të Shqipërisë./ Gazeta Liberale

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.