Ftesa e PS për tryezën e reformës zgjedhore, PD: Planin me 5 pika e keni në tryezë

Partia Demokratike i është përgjigjur ftesës së mazhorancës parlamentare të bërë me anë të Damian Gjiknurit për tryezën e reformës zgjedhore që zhvillohet nesër.

Me anë të sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, PD shprehet se e ka dorëzuar planin me 5 pika dhe pret që qeveria të miratojë atë.

‘I qëndrojmë deklarimit që kemi bërë në tryezën OSBE. Plani ynë në tryezë, qeveria të shprehet për 5 pikat’, është shprehur Bardhi për mediat e interesuara.

Në tryeza e OSBE për Reformën Zgjedhore, PD mori pjesë, e përfaqësuar nga Ivi Kaso, ku kërkoi që të krijohet një strukturë e posaçme e drejtuar nga ndërkombëtarët dhe me përfaqësues nga opozita dhe mazhoranca.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.