FOTOT/ U tha se është pezulluar mësimi nga vizita e Ramës

Por në fakt nxënësit janë në shkollë

Kjo sepse siç duket nga fotot e siguruara ditën e sotme, të pesë profilet e kësaj shkolle vazhdojnë mësimin normalisht dhe nuk ka asnjë pezullim mësimi.

Nesër në Shkodër Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë në shkollë me rastin e 50 vjetorit të saj dhe do te jetë prezent në çeljen e panairit të punës për këtë qark.

 Foto) Me kokë e leckë në dorë, lopata dhe lule, në Shkodër pezullohet mësimi për të pritur të “Madhin”

Kryeministri Edi Rama është parashikuar të zhvillojë një vizitë ditën e nesërme në qytetin e Shkodrës.

Vizita e Ramës ka mobilizuar qytetin verior, duke sjellë dhe ndërprerjen e mësimit në shkollën “Arben Broci.”

Shkak për ndërprerjen është rregullimi, pastrimi madje dhe asfaltimi i rrugëve ku do shkelë Kryeministri Edi Rama.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, Shkodra është mobilizuar për të pritur sa më mirë të parin e qeverisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.