Fotot/ Djegia e mbeturinave, studentët e Durrësit mes librave dhe vdekjes

Të premten e kaluar studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, të mbështetur edhe nga pedagogët e këtij universiteti, dhe banorët e  Porto-Romanos janë ngritur në protestë, për të kundërshtuar djegien e mbeturinave pikërisht në këtë zonë. Vetëm 1 kilometër larg nga dy godinat e Universitetit të Durrësit dhe rreth 200 metër larg nga shtëpitë e banorëve, plehrat vijojnë të digjen çdo ditë në landfillin e Porto-Romanos, dhe kjo gjë ka alarmuar banorët dhe studentët, dhe këta të fundit kanë deklaruar se nëse nuk zgjidhet kjo situatë ata do të shkojnë në bojkot të Universtetit. Në fakt, e vërteta është e plehrat në Porto-Romano po digjen në shkelje me ligjin pasi në vitin 2015, shërbimi komunal është gjobitur nga Inspektoriati i Mjedisit, dhe i është ndaluar të vazhdojë hedhja e mbeturinave atje por në kushtet që nuk ka ende një vendim se ku do të bëhet grumbullimi i mbetjeve, aty vazhdon të shkelet ligji dhe të hidhen e më pas digjen mbeurinat.

Loading...

Në korrik të viti 2018 Bashkia e Durrësit, ka vendosur që të shpallet gjendja e emergjencës, por deri më tani nuk është marrë asnjë hap konkret. Ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako që iu është përgjigjur studentëve të Premten duke deklaruar se procesi është në vijim, dhe tanimë ka kompetencë edhe qeveria dhe Ministria e Mjedisit, por nga ana tjetër studentët për Dritare.net kanë thënë se ata nuk pranojnë më të zvarritet kjo situatë dhe jeta e tyre nuk është as vendim bashkie e as qeverie. Studentët duke qenë koshient për punën voluminoze që duhet bërë atje, kanë deklaruar se si hap të parë Bashkia duhet të ndalojë menjëherë djegien e mbeturinave e më pas të nisë sipas afateve rehabilitimi i zonës. “Jemi rreth 20 mijë studentë të cilët thithim tymin e këtyre mbeturinave, tym ky që është i dëmshëm për shëndetin dhe sipas të gjitha studimeve është kancerogjen”. Qindra banorë nga ana tjetër, mbijetojnë duke mbledhur mbeturina mes tymit shkatërrues dhe ekskavatorëve që shpërndajnë ato, pa maska, pa doreza dhe pa asnjë mjet tjetër mbrojtës. Studentët kanë deklaruar se nuk do të ndalen me protestat e tyre derisa minimalisht të ndalohet djegia e mbetjeve në Porto-Romano.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.