FOTOT/Bora mbulon plazhin e Dhërmiut

Reshjet e dendura të dëborës që kanë prekur jugun e vendit, nuk kanë lënë jashtë as bregdetin. Pas Sarandës, bora ka zbardhur edhe bregdetin e Dhërmiut, më konkretisht Drimadhën, duke ofruar një panoramë fantastike. Siç duket edhe nga fotot, bora ka mbuluar të gjithë plazhin. Për banorët vendas kjo është një ndodhi e rrallë, ndërsa nga ana tjetër kanë qenë jo të paktë turistët që frekuentojnë zonat bregdetare gjatë dimrit, të cilët janë bërë dëshmitarë të kësaj pamje mbresëlënëse duke e momerizuar atë me foto dhe video të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale./Foto:A. Bubeqi

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.